Finalja Besa-Vllaznia, akti i fundit i Kupës së Shqipërisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - Sot, në orën 20:30 ,kryeqyteti për pak orë do ti përkasë qytetarëve të Kavajës dhe të Shkodrës. Nuk bëhet fjalë për politikë e protesta, është finalja e Kupës së Shqipërisë, gara mjaft e pritur që do të luhet mes Besës dhe Vllaznisë. Pritet që një numër i madh tifozësh nga të dy qytetet të zbarkojnë në Tiranë për të ndjekur këtë ndeshje. Grupet e tifozëve kanë filluan organizmin prej ditësh. Ata janë mbështetur edhe nga presidentët respektivë të të dy klubeve, që kanë premtuar se do të mbulojnë udhëtimin e tyre drejt kryeqytetit. Mendohet se për kavajasit do të jetë i gatshëm një tren, ndërsa për shkodranët janë bërë gati 18 autobusë. Kasëm Hyka një prej kavajasve që ndjek skuadrën e tij në çdo ndeshje tregon se në Tiranë do të vijnë të shumtë në numër për të mbështetur ekipin. "Futbolli është festë – shprehet Hyka - dhe finalja e një kupe, sigurisht është festë sportive. Me tone feste shprehen edhe tifozët shkodranë. Por si është gjendja e dy skuadrave para kësaj ndeshjeje. Pas shuarjes, në dukje, të mosmarrëveshjeve me klubin kavajas, trajneri Shpëtim Duro shqetësohet për mungesat që do të ketë për këtë takim. Futbollistët thonë se në një takim të tillë do të japin maksimumin, por do të kenë përballë një skuadër që nuk ka mungesa të rëndësishme, është një formë të shkëlqyer dhe këto ditë duket se është në përqendrimin më të madh pasi është grumbulluar dhe e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, me këtë rast, ka gjetur kohë të lëshojë edhe një falënderim për federatën, teksa ka thënë: “Besoj se kërkesa jonë dhe e Besës ishte shumë e drejtë për ta shtyrë kampionatin, sepse e bënte edhe më të bukur atmosferën para finales. Për këtë arsye, falënderojmë drejtuesit e federatës, që na mirëkuptuan në kërkesën tonë dhe na dhanë pak më tepër mundësi për tu bërë gati për ndeshjen e së dielës.” Java stërvitore për të dy ekipet ka shkuar ashtu si duhet dhe “lufta” më tepër është bërë mediatike. Kavajasit duket se kanë atë ndjenjën e superiorit dhe jo më kot në deklaratat e tyre janë vetëdeklaruar si më favoritë. Nga ana tjetër, në kampin shkodran janë të idesë se finale është dhe shanset janë 50 me 50. Përveç kësaj, presidenti Fushaj dhe trajneri Martini kanë preferuar që asnjëri nga pjesëtarët e skuadrës të mos flasë, në mënyrë që jo vetëm të shmangen debatet me kundërshtarin, por edhe të përqendrohen maksimalisht vetëm te ndeshja. Besa do të paraqitet në finalen e Kupës së Shqipërisë, me vetëdijen se është favoritja absolute për të fituar. Kjo jo vetëm prej ecurisë që kavajasit kanë pasur në kampionat në krahasim me Vllazninë, por edhe për forcën e kontingjentit të drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro. Verdhezinjtë janë një skuadër që në fillim të sezonit u ndërtuan me synimin për të luftuar për titullin kampion, megjithatë, ata do të kënaqeshin edhe me triumfin në trofeun e dytë për nga rëndësia në vend. Presidenti Nexhat Bizhdili është i bindur te forca e skuadrës së tij, pavarësisht dëmtimeve të Artion Poçit dhe Bledi Shkëmbit dhe mungesës së Sokol Cikalleshit të skualifikuar.
“E respektojmë kundërshtarin, Vllaznia është një klub me traditë, por Besa ka një skuadër më të mirë. Mendoj se shanset për ta fituar Kupën e Shqipërisë janë 70 për qind me 30 për qind për ekipin tonë. Ne paraqitemi në këtë ndeshje si favoritë”, - deklaroi ai. Duke parë atë që ka ndodhur në kampionat, është e paevitueshme të mos diskutohet edhe rreth frikës për një kompromis të mundshëm ndërmjet dy klubeve. Kjo, edhe për faktin se Besa e ka siguruar virtualisht vendin e dytë në Kategorinë Superiore dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në turet eliminatore të Europa League. Ndërkohë, pasi është larguar nga zona e rënies nga kategoria, fitimi i Kupës është mënyra e vetme që Vllaznia të luajë në kupat e Evropës.
Ky lajm është publikuar: 09/05/2010