Dita e parë e Kinës në OKB, shoqërohen nga shqiptarët
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork, 15 nëntor 1971 – Delegatët e Kinës Komuniste u ulën sot për herë të parë në karriget e tyre në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, që mbahej nga Tajvani për vite me radhë. Pesë përfaqësuesit e Republikës Popullore të Kinës u ngjitën në podiumin e lartë të sallës së Asamblesë së Përgjithshme dhe zunë midis radhëve vendet e tyre në orën 10:30 të mëngjesit. Delegatët e Pekinit përfaqësoheshin nga zëvendësministri i Jashtëm, Çiao Kuan Hua (kryetar delegacioni), ambasadori Huan Hua (zëvendëskryetar) Fu Huao, Hsiung Hsiang Hua dhe Çen Ji. Ata mbërritën përpara hyrjes në Asamble të shoqëruar nga një përthyese. Tang Vun Shong dhe shefi i protokollit të OKB-së, Sinan Korle, i shoqëruan delegatët deri në vendet e tyre. Gjatë rrugës, Korle i prezantoi përfaqësuesit kinez me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, i cili i takoi ata dhe me zëvendësin e tij, ambasadorin Kristofer H. Filips. Bush kërkoi të takonte edhe ambasadorin Huan, i cili është njëkohësisht dhe përfaqësues i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, por ai kishte bërë disa hapa përpara. Ambasadori amerikan u tha më vonë gazetarëve se ky ishte takimi i tij i parë me Çiaon. “Shiko, ne jemi vend mikpritës dhe unë u dhashë të njohur. Ai më tha përshëndetje dhe unë ia ktheva”, - tha Bush për gazetarët. Kryetari i Asamblesë, ministri i Jashtëm indonezian, Adam Malik, mbajti një fjalim të shkurtër mirëseardhjeje për nder të delegacionit kinez. “Si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme, unë kam kënaqësinë e veçantë ti uroj mirëseardhjen delegacionit të Republikës Popullore të Kinës”, - tha ai. “Kjo është një ngjarje historike. Republika Popullore e Kinës tashmë nis pjesëmarrjen e saj në punimet e organizatës ndërqeveritare të të gjithë botës. Pa dyshim, me pjesëmarrjen e saj, Kombet e Bashkuara do të bëhen më efikase në punën e tyre”. Kuvajti nisi fjalimet e Asamblesë pasi i uroi kolegët e tyre kinezë. Ndër vendet që priteshin ti uronin mirëseardhjen Pekinit në forum u fut edhe SHBA pas një vendimi në momentet e fundit. Bashkimi Sovjetik nuk tregoi asnjë shenjë nëse përfaqësuesi i saj do të fliste, ndërsa ndër vendet komuniste Rumania dhe Çekosllovakia konfirmuan fjalimin e tyre. Të 15 vendet që kishin regjistruar emrin për të mbajtur fjalimin e mirëseardhjes kishin votuar të gjitha “pro” rezolutës shqiptare më 25 tetor që kërkonte përjashtimin e Tajvanit nga Asambleja dhe uljen e aleatëve të tyre kinezë. Ato ishin Shqipëria, Burundi, Kili, Çekosllovakia, Danimarka, Franca, Italia, Kuvajti, Mauritania, Holanda, Pakistani, Rumania, Tanzania dhe Zambia. Kreu i delegacionit kinez, Çiao Kuan Hua dhe ambasadori Huang Hua patën një bisedë 50-minutëshe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, U Thant, ditën e diel në spitalin e Nju-Jorkut, ku ai gjendet i shtruar prej disa ditësh për shkak të problemeve me ulcerën. Ky ishte takimi i parë i diplomatëve me Sekretarin e Përgjithshëm dhe duke përfituar nga rasti ata i dorëzuan dhe kredencialet e pjesëtarëve të delegacionit. Thant i priti përfaqësuesit kinezë i veshur me pizhamet e spitalit i ulur në një kolltuk në dhomën e tij të spitalit dhe tha me humor se kjo ishte hera e parë që atij i dorëzoheshin kredencialet në një mënyrë të tillë.
Do të trajtohen njëlloj
Administrata Nikson vendosi që trajtimi i delegacionit kinez në OKB të jetë i njëjtë me atë të Bashkimit Sovjetik, edhe pse Uashingtoni dhe Pekini nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Zyrtarë të lartë amerikanë thanë se ky vendim për të barazuar Pekinin me Moskën në OKB përmes trajtimit të barabartë të diplomatëve për sa u përket lëvizjeve të kufizuara të tyre në SHBA ishte një politikë e rëndësishme e urdhëruar nga Shtëpia e Bardhë. Ata thanë se kjo politikë ishte në përputhje me politikën e re ndaj Pekinit, ku presidenti Nikson pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare vitin e ardhshëm. Ata thanë gjithashtu se dhe njohja e vendit të përhershëm të Kinës në Këshillin e Sigurimit do të kishte të njëjtin trajtim si dhe ai sovjetik. Kufizimet janë disa herë më të ashpra për vende si Shqipëria, Kuba apo Mongolia e Jashtme, me të cilat SHBA-ja nuk ka marrëdhënie diplomatike. Këto vende janë anëtare të Asamblesë së Përgjithshme, por jo në Këshillin e Sigurimit. Zyrtarët amerikanë thanë se njoftimi i tyre verbal do të bëhet nga misioni amerikan në zyrën e protokollit në OKB, për tiu përcjellë më pas delegacionit kinez. Amerikanët do të informojnë zyrën e protokollit se diplomatët e Pekinit do të kufizohen deri në një hapësirë prej 25 miljesh nga rrezja e sheshit Kolombos të Nju-Jorkut. Sipas kësaj rregulloreje, diplomatët dhe gazetarët kinezë do të jenë të lirë të udhëtojnë kudo në SHBA përveç një zone të kufizuar që në total arrin 25 për qind të të gjithë territorit të SHBA-së. Po për ta bërë diçka të tillë, ata duhet të lajmërojnë Departamentin e Shtetit 48 orë më parë. Ashtu siç ndodh dhe me sovjetikët, kinezëve nuk do tu duhet një leje e posaçme nga Departamenti për të lëvizur. Zyrtarët thanë se Shtëpia e Bardhë kishte vendosur që për shkak të mungesës së marrëdhënieve zyrtare me Pekinin, të mos kishte asnjë pengesë, madje dëshira e administratës ishte trajtimi i tyre sa më mirë që të ishte e mundur. Diplomatët shqiptarë, kubanë dhe nga Mongolia e Jashtme të akredituar në OKB i nënshtrohen kufizimit të udhëtimit në një rreze prej 25 miljesh nga Nju-Jorku dhe u duhet të pajisen me një leje të veçantë nga Departamenti i Shtetit në rast se duan ti kalojnë këta kufij. Në pritjen e rezervuar kinezëve në aeroportin “Kenedi” të Nju-Jorkut, ishin dhe delegatët shqiptarë dhe shumë qytetarë kinezë që jetojnë në SHBA.
Ky lajm është publikuar: 07/05/2010