Çu En Lai: “Rezultati i rezolutës shqiptare, surprizë”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Tokio, 28 tetor 1971 - Ka ardhur pas rreth tri ditësh reagimi i parë i lartë i autoriteteve kineze pas futjes së Pekinit në OKB. Kryeministri kinez, Çu En Lai, tha se hyrja e vendit të tij në Kombet e Bashkuara është një hap shumë i rëndësishëm dhe se delegacioni kinez do të vijë të ulet në karriget e Asamblesë së Përgjithshme me vetëbesim të plotë. Megjithatë, një nga shefat kryesorë të komunistëve kinezë shtoi se qasja e vendit të tij duhet të jetë “shumë e kujdesshme”. Deklarata e Çu En Lait është bërë për të përditshmen më të madhe japoneze në Tokio. Hiro Goto i gazetës “Asahi Shimbun” tha se ai kishte intervistuar udhëheqësin 73-vjeçar kinez në Pekin më 28 tetor, tri ditë pas votimit të rezolutës shqiptare në Asamblenë e Përgjithshme. Kryeministri kinez tha se ai ishte i habitur nga rezultati i thellë i votimit (76 vota “pro” dhe 35 “kundër”). “Sinqerisht, ne nuk prisnim që rezoluta të miratohej nga më shumë se dy të tretat e shumicës, por vetëm nga një shumicë e thjeshtë”, - tha Çu En Lai. Duke diskutuar për qëndrimin që do të mbanin përfaqësuesit e Kinës në OKB, Çuja tha: “Ne nuk kemi shumë informacion rreth OKB-së dhe nuk jemi shumë të familjarizuar me situatën e re brenda organizatë. Prandaj, na duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Kjo nuk do të thotë megjithatë se ne nuk kemi siguri në vetvete, por se kërkohet kujdes dhe nuk duhet të jemi të pamatur”. Në lidhje me ato vende, të cilat abstenuan gjatë votimit të rezolutës shqiptare (që kërkonte përjashtimin e Tajvanit dhe pranimin e Kinës) kryeministri kinez i justifikoi, duke thënë se ato ishin gjendur në vështirësi për shkak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E sidoqoftë, udhëheqësi komunist u tregua shumë diplomat duke shtuar: “Ne duhet tu kushtojmë një rëndësi të madhe marrëdhënieve tona me këto shtete për sa kohë ato shpresojnë që të afrohen më shumë me Pekinin”. Çu En Lai tha gjithashtu se dallimet e politikës e bënin shumë të vështirë nga qeveria e tij për të zhvilluar marrëdhënie ndërqeveritare me disa vende që kishin votuar kundër pranimit të Kinës. Ai citoi Izraelin dhe Portugalinë ndërsa pohoi: “Kjo nuk do të thotë që ne të mos jemi miq me popullin hebre”.
Akomodohen delegatët
Kinezët nisën pas pothuaj 20 vjetësh aktivitetin e tyre diplomatik në Nju-Jork, pasi u akomoduan në tri dhoma dyshe në hotelin “Ruzvelt”. Gjashtë delegatët kinezë të përshkruar si administratorë të nivelit të ulët mbërritën në Nju-Jork të veshur me xhaketat karakteristike gri në jeshile që mban shefi i tyre, Mao Ce Dun. Huang Hua, ambasadori kinez në Kanada, i cili është emëruar dhe si përfaqësuesi i parë i përhershëm i Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pritej të fluturonte nga Otava drejt Parisit për tiu bashkuar pjesës tjetër të delegacionit. Prej andej ata fluturuan të gjithë së bashku drejt aeroportit “Kenedi” të Nju-Jorkut. Delegacioni i Kinës, i kryesuar nga Çiao Kuan Hua fitoi vendin e saj në Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin e Sigurimit që prej vitit 1950, kur Pekini iu bashkua debatit për Luftën Koreane. Kina Komuniste do të bëhet një anëtare me të drejta të plota e OKB-së, kur Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, U. Thant, të pranojë kredencialet e delegatëve. Diplomatët kinezë fluturuan nga Parisi në Nju-Jork me një “Boeing 707” të linjës ajrore “Air France”. Menjëherë pas mbërritjes në aeroportin “Kenedi”, ata u takuan me përfaqësuesit diplomatikë shqiptarë dhe rumunë, por dhe me zyrtarë amerikanë. Diplomatët u shoqëruan dhe nga 100 forca të sigurisë, që skishte ndodhur më parë në pritjen e një delegacioni në nivel delegatësh. Pas fytyrave të zymta, ndërsa zbrisnin nga avioni, gjashtë diplomatët kinezë dukeshin më të qeshur pas drekës me misionin shqiptar. Kao Liang, një ish-ekzekutiv i agjencisë shtetërore komuniste të lajmeve, “Hsinhua”, u tha gazetarëve se ata ishin trupi diplomatik që do të përfaqësonin Kinën në mbledhjen e 26 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Xhon Burton, një prej pjesëtarëve të misionit rumun, i cili shoqëroi tre prej delegatëve kinezë në drekën me shqiptarët, tha se pasagjerët e tij ishin të qetë dhe të rezervuar gjatë udhëtimit, por herë pas here bënin ndonjë pyetje për atë çka shikonin në Nju-Jork. “Një prej tyre më pyeti nëse ata ndodheshin në një taksi, dhe unë iu thashë: “Jo”, këtu taksitë janë të verdha dhe u tregova njërën me dorë. Një polic detektiv që shoqëronte trupën, i pyeti nëse në Pekin ishte po kaq ftohtë sa në Nju-Jork dhe kinezët e konfirmuan”. Huang gjatë natës së tij të fundit në Otava u nderua me një pritje në ambasadën kineze. Ai tha se ndihej shumë i “kënaqur” për marrëdhëniet e Kinës me Kanadanë dhe tha se po ndjente keqardhje që po largohej për shkak të zgjerimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve. Një zëdhënës i hotelit ku delegacioni ishte akomoduar, tha se dhomat e tyre ndodheshin në katin e 14 të hotelit “Ruzvelt”. Secila dhomë kishte brenda dy krevate teke dhe një televizor bardhezi. Zëdhënësi tha se në të gjithë hotelin ishin rezervuar 30 dhoma për llogari të delegatëve të OKB-së.
Ky lajm është publikuar: 08/05/2010