Del Piero: Me Milanin, një natë e paharrueshme
ROME-Kualifikimi për në finalen e Kupës së Italisë ka injektuar një dozë të madhe besimi te kapiteni Aleks Del Piero. Një ditë pas ndeshjes gjysmëfinale ndaj Milanit, 37-vjeçari ka folur në sitin e tij personal, duke kërkuar që futbollistët bardhezinj të mos dorëzohen në këtë pikë të sezonit. “Asnjë objektiv nuk duhet përjashtuar. Do të bëj gjithçka që fundi i sezonit të jetë për notën 10, madje 10+”, komentoi Del Piero.
I rikthyer në fushë pas shumë kohësh, kapiteni i “Zonjës së Vjetër” ndihmoi skuadrën e tij të kualifikohej për në finale, duke shënuar golin e parë të ndeshjes. Tashmë Juventusi është shumë pranë fitimit të trofeut të parë që prej vitit 2003, duke qenë setitujt e 2005 dhe 2006 u hoqën për shkak të Calciopolit. “Një ditë pas asaj nate të paharrueshme, duhet të kemi të gjithë në mendjen tonë një mendim: ne jemi Juventusi, skuadra jonë vlen. Më në fund një finale, e cila u arrit pasi eliminuam Milanin, skuadrën kampione në fuqi dhe kryesuesen e kampionatit”, shpjegon më tej Del Piero.
Por, sipas tij, dueli mes Juves dhe Milanit mund të vazhdojë gjatë edhe në kampionat, duke qenë se janë ende 10 ndeshje për t’u zhvilluar. “Ne jemi një skuadër që ka gjithçka për të fituar dhe do të luftojmë deri në fund për t’ia arritur kësaj. Faleminderit të gjithë djemve, por nuk duhet të ndalemi tani, pasi nuk kemi arritur asgjë për të festuar. Duhet të mendojmë për objektivin e radhës. Kemi ende 10 ndeshje nga këtu deri në fund, përveç finales së Kupës së Italisë”, u shpreh më tej kapiteni legjendar i Juventusit.
(d.b/BalkanWeb)