E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata zyrtare e PD/“S’njohim asnjë rezultat zgjedhjesh, pa transparencën e plotë të votës së qytetarëve”

22-07-2013 / Gazeta 55

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani nëpërmjet një deklarate për shtyp ka komentuar procesin e rinumërimit të votave të qarkut të Lezhës, ndërsa ka akuzuar kreun e PS-së Rama se ka vjedhur plot 1250 vota. “Partia Demokratike informon qytetarët shqiptarë se shqyrtimi i tabelave origjinale të 10 qendrave të votimit në qarkun e Lezhës dhe rinumërimi katër ditë më parë para kamerave i votave të hedhura në këto dhjetë kuti votimi nxori në dritën e diellit  fytyrën e fitores së Edi Ramës, i cili me bandën e krimit, drogës dhe trafiqeve kishte vjedhur me terror dhe para droge 704 vota, duke përmbysur me vota të vjedhura rezultatin ne qarkun e Lezhës. Por numërimi dje i votave ne qendrat tjera te votimi solli dëshmi tjera te krimit elektoral monstruoz të Edi Rames dhe bandës së tij të vrasjeve, drogës e parave të pista në këtë qark. Kështu nga hapja kutisë dhe rinumërimi i votave në qendrën e votimit 754 shqyrtimi i tabelave dhe rinumërimi i fletëve të votimi tregojë se PS në tabela kishte 198 vota kurse në fakt kishte vetëm 82 vota, pra kishte vjedhur 116 vota. Po në këtë kuti, rezultoi se PD në tabelë kishte 128 vota kurse në fakt ajo kishte 196 vota, pra i ishin vjedhur edhe 64 vota; duke rritur kështu në 180 vota të vjedhura në këtë qendër votimi nga Rama e banda e tij e krimit. Kurse ne qendrën e votimit 757 rezultoi se PS ne tabele kishte 144 vota kurse ne fakt kjo kishte vetëm 96 vota, pra kishte vjedhur 48 vota. Hapja e kutisë së votimit në qendrën e votimit 759 tregoi se PS ne tabele kishte 140 vota kurse ne fakt kishte 108 vota, pra kishte vjedhur 38 vota. Ndërsa, PD në tabelë kishte 156 vota kurse në kuti kishte 162 vota pra i kishin vjedhur 8 vota duke çuar në 46 vota vjedhjen dhe mashtrimin e Edi Ramës dhe bandës së tij të krimit dhe drogës në këtë qendër votimi. Në qendrën e votimit 760 PS në tabelë ka 175 vota, ku në fakt në kuti u gjetën vetëm 102 vota, pra kishte vjedhur 73 vota. Ndërsa, PD në tabelë kishte 124 vota kurse në fakt në kuti doli se kishte marrë 145 vota, pra i kishin vjedhur 21 vota, duke rritur kështu numrin e votave të vjedhura në 94 vota në këtë qendër votimi. Në total pas rinumërimit të votave në të gjitha kutitë e te gjitha qendrave të zonës elektorale të KZAZ nr 13, të Qarkut Lezhë, rezulton se Edi Rama dhe banda e tij e krimit dhe drogës ka vjedhur me dhunë, terror dhe para të pista mbi 1250 vota. Këto prova dhe dëshmi faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se PS me bandat e krimit përsëritën në Shqipëri zgjedhjet e 2001”- u shpreh Bogdani.
Ai theksoi se, Edi Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij, nga njëra anë thonë që nuk ka ndodhur asnjë krim elektoral në Qarkun e Lezhës dhe nga ana tjetër bllokojnë transparencën e rishikimit të votave dhe rezultatit të manipuluar prej tij. “I damkosur para qytetarëve shqiptarë dhe komunitetit ndërkombëtarë nga kjo vjedhje e votës së qytetarëve shqiptarë Edi Rama dhe banda e tij e vrasësve, trafikantëve të drogës dhe prostitucionit po përdorin të gjitha format nga kërcënimi me hanxharët e krimit tek oferta marramendëse me para të pista për bllokimin e transparencës dhe rinumërimit të votave.
PD i kërkon Edi Ramës të ndalojë menjëherë çdo formë presioni çdo përpjekje për të bllokuar me çdo mjet rinumërimin e votave dhe fshehur kështu me çdo kusht krimin e tij monstruoz të vjedhjes së votave. PD i deklaron shqiptarëve dhe miqve dhe partnerëve të Shqipërisë se nuk do pranojë kurrë pushtetin e dalë nga këto zgjedhje as dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve të diktuar nga Edi Rama me vrasës serialë, trafikantë droge dhe para të pista pa transparencën e plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe për këtë përgjegjësia do bjerë vetëm dhe personalisht mbi Edi Ramën”- deklaroi ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›