E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata/Volkram Gebel: Kandidimi i Ramës, solli anomali në zgjedhjet e 8 majit

20-10-2011 / Gazeta 55

Raportuesi për zgjedhjet vendore në Shqipëri, Volkram Gebel, deklaroi gjatë një interviste për mediat shqiptare në Strasburg se procesi zgjedhor në Shqipëri u ndikua negativisht nga situata anormale e të qenit kryetar bashkie kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili më 8 Maj garoi për një mandat të katërt.
Sipas Gebel, por edhe përfaqësuesve të tjerë të KiE-s, ky ishte një problem, që tensionoi e polarizoi ndjeshëm procesin zgjedhor.
“Ne kemi vërejtur një situatë të veçantë, pasi nuk është normale që një kryetar bashkie të jetë lideri i partisë socialiste apo të jetë krye të opozitës. Pra, është një rast i veçantë dhe gjithashtu sepse Tirana është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, kjo influencoi të gjithë procesin. Dua të theksoj, se në opinionin tim, problemi kryesor ishte numërimi i gjatë dhe pastaj kishte një rezultat shumë të ngushtë midis dy kandidatëve në Tiranë , kështu që kjo nuk i bëri gjërat të mos ishin të thjeshta”, u shpreh Gebel.
Kurse Amy Koopmanschap pohon se “ky ishte një nga problemet që shkaktoi kaq shumë tensione. Kur kjo të ndryshojë, le të shpresojmë se do të shkojë më mirë në të ardhmen”.
Edhe përfaqësuesi i tretë i KiE-së, Ëarmisham John, ka pohuar se “kjo shkaktoi një problem. Personat që shkojnë për të vëzhguar janë të trajnuar. Ata kanë një eksperiencë duke vëzhguar zgjedhje në shumë vende. Ne si Kongres në Këshillin e Europës do të dëshironim të shihnim rregulla demokratike dhe funksionuese”, tha ai.
Kongresi i Autoriteteve Lokale e Rajonale të Këshillat të Evropës miratoi rezolutën për Shqipërinë.
Në raportin e paraqitur thuhet se autoritet shqiptare krijuan kushte për zgjedhje demokratike, por gjithçka u dominua nga klima e mosbesimit “Ne vërejmë, që autoritetet shqiptare krijuan kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike, por u hasën probleme si rrjedhim i tensioneve që ishin kaq të mëdha midis dy partive kryesore dhe si rrjedhim i numërimit të gjatë. Kjo duhet ndryshuar”, pohon raportuesi për zgjedhjet vendore në Shqipëri, Volkram Gebel.
“Më duhet të them, se procedurat kanë qenë të mira, ndërkohë që problemi është mungesa e besimit në Shqipëri. Politikanët duhen të flasin njëri tjetrin dhe të zgjidhin këto probleme. Iniciativë e Kongresit për t’i kërkuar të dyja palëve që të punojnë së bashku për procedurat zgjedhore, për procesin zgjedhor në përgjithësi, se si të punohet së bashku në Shqipëri është një procedurë e mirë. Kjo është mënyra e vetme që kemi si Kongres dhe ndaj ne duam ta shfrytëzojmë atë”, tha Amy Koopmanschap.
Sipas përfaqësuesve të Këshillit të Evropës, numërimi në Tiranë ishte i mirë, por klima e mosbesimit ndikoi dhe një ndër rekomandimet e tyre është rishikimi i sistemit te numërimit, në mënyrë të tillë që të jetë më i shkurtër në kohë dhe, sipas tyre decentralizimi mund të ishte një zgjidhje. Por mbi të gjitha ata insistojnë në instalimin e frymës së dialogut në mirëbesim mes palëve dhe në bashkëpunim me Komisionin e Venecias të shkohet normalisht në zgjedhjet e 2013-ës.
“Komisioni i Venecias po përpiqet që të trajtojë këtë çështje por duhet bashkëpunim nga të gjitha palët në Shqipëri. Kur palët duan të avancojnë dhe të zgjidhin problemet, atëherë zgjedhjet do të ndryshojnë. Duhet punuar shumë nga palët që gjërat të shkojnë siç duhet në 2013”, pohon Amy Koopmanschap.
Sidoqoftë, Këshilli i Evropës këmbëngul populli shqiptar dhe politikanët shqiptarë janë ata që duhet t’i zgjidhin vetë problemet.

Volkram Gebel
“Ne kemi vërejtur një situatë të veçantë, pasi nuk është normale që një kryetar bashkie të jetë lideri i Partisë Socialiste apo të jetë në krye të opozitës. Pra, është një rast i veçantë dhe gjithashtu sepse Tirana është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, kjo influencoi të gjithë procesin. Dua të theksoj, se në opinionin tim, problemi kryesor ishte numërimi i gjatë dhe pastaj kishte një rezultat shumë të ngushtë midis dy kandidatëve në Tiranë,d kështu që kjo nuk i bëri gjërat të mos ishin të thjeshta”.

Amy Koopmanschap
“Ky ishte një nga problemet që shkaktoi kaq shumë tensione. Kur kjo të ndryshojë, le të shpresojmë se do të shkojë më mirë në të ardhmen”.

Warmisham John
“Kjo shkaktoi një problem. personat që shkojnë për të vëzhguar janë të trajnuar. Ata kanë një eksperiencë duke vëzhguar zgjedhje në shumë vende. Si Kongres në Këshillin e Europës do të dëshironim të shihnim rregulla demokratike dhe funksionuese”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›