Në Moskë filloi samiti botëror i medies

Samiti botëror i medies filloi në kryeqytetin e Rusisë, Moskë. Tema e këtij samiti do të jetë ''Mediat globale: sfidat e shekullit 21''.
Në këtë samit, që do të zgjasë deri më 7 korrik, do të marrin pjesë më shumë se 300 drejtorë dhe kryeredaktorë nga 213 media nga 102 vende, si dhe drejtorë të nëntë organizatave ndërkombëtare dhe shoqërive të medies.
Organizatore e këtij samitit është agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass.
Temat kryesore që do të diskutohen nga pjesëmarrësit në këtë samit do të jenë roli i medies në kushte të konfrontimeve dhe revolucioneve, biznesi dhe mediat, modelet për rezistencën e medieve në kushte të krizës ekonomike, roli i shtetit dhe biznesit, trendët kryesore në transformimin e medieve tradicionale.
Do të diskutohet gjithashtu edhe zhvillimin e medies elektronike, rrjeteve sociale dhe për etikën e gazetarisë në shoqërinë bashkëkohore.