E Shtunë, 31 Tetor 2026

95 të vdekur nga përmbytjet në Indi

Të paktën 95 persona janë konfirmuar të vdekur në përmbytjet me te këqija në historinë moderne të Indisë.

Përmbytjet e cilësuar nga kryeministri i Indisë si më të këqijat në kohët moderne kanë shkaktuar të paktën 95 viktima dhe pothuajse dy milionë të pastrehë.

Situata në krahinën e Asamit vazhdon të jetë katastrofike edhe të enjten, ndërsa reshje të reja krijojnë frikë për përshkallëzimin e krizës.

Lumi i Brahmaputrës doli nga shtrati më parë gjatë javës, si rrjedhojë e reshjeve të dendura njëjavore, duke përmbytur mbi dy mijë fshatra dhe duke shkatërruar me mijëra shtëpi në zonën verilindore të vendit.

Shumica e viktimave u mbytën në ujërat e rrëmbyer të lumit, por të paktën 16 persona humbën jetën për shkak të shkarjeve të dheut.

Kryeministri Manmohan Singh konfirmoi të enjten se më shumë se gjysmë milioni persona jetojnë në çadra dhe kampe të ngritura me shpejtësi, ndërsa më shumë se një milionë janë zhvendosur në kushte të mjerueshme tek të afërmit e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›