E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e Metës për opozitën, reagon PS-ja

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të Z.v kryeministrit dhe njëkohësisht Ministrit të Jashtëm Ilir Meta se opozita është e pasinqertë në deklaratat e saj për vizat. Zëdhënësja e PS-së Armela Imeraj është shprehur në një konferencë për shtyp se Meta jo vetëm që nuk mund të krahasojë opozitën me krokodilin po zor se e krahason dot edhe krokodilin me veten . Sipas saj Meta po bën sikur i qan hallin atyre që i tradhëtoi vetëm e vetëm për një garuzhde ngë përsheshi i Sali Gërdecit.
"Iliri i Sali Gërdecit bën mirë ta hajë atë ëprshesh pa e ngritur kokën për t'u bërë moral të tjerëve, sepses a herë flet përshtjellon stomakun e popullit opozitar duke na kujtuar ulërimet e tij "Sali ik", apo parrulën e tij të famshme "kush me Saliun do të hajë, kokën ulur gjithë jetën do mbaj" përfundoi Imeraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›