Vijon puna për plotësimin e pyetësorit të KE-së

Ministria e Integrimit raporton mbi aktivitetin për plotësimin e Pyetësorit të Komisionit Evropian për perudhën 16-21 dhjetor.
Në raportim thuhet se çdo ministri mori pjesët përkatëse të pyetësorit.
"Institucionet e përfshira kanë marrë pyetësorin", thuhet në raportim. Po ashtu
Ministria e Integrimit ka kryer analizën e pyetjeve dhe u ka dërguar pyetjet gruveve ndërinsitucionale. Ministria deklaron se ka nisur përkthimi u pyetjeve të pyetësorit të Komisionit Europian.
Ndërkohë mbledhja e radhës do të jetë nesër, ku në të do të diskutohet aktiviteti dhe problematika e deritanishme dhe do të miratohet raporti për mbledhjen e KNIE-s që do të zhvillohet me datë 23 dhjetor 2009.