E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja proteston para Parlamentit: Mjaft gënjeshtrave të Berishës

UPDATE - Deputetet socialiste kane kujtuar edhe njehere ne protesten e sotme para Parlamentit se nuk terhiqen nga kerkesa e tyre per transparencen e zgjedhjeve dhe nuk e shkelin porten e parlamentit pa u plotesuar kerkesa e tyre per hapjen e kutive.

Dokle: Hap kutitë ose shko në klubin e Hugos, Mugos dhe të llugos

Deputeti Namik Dokle e ka cilësuar këtë protestë si përmbyllje të javës së protestave të dhjetorit, për të rinisur edhe më fuqishëm në vitin e ardhshëm.
"Shqipëria nuk është stan ku ti mund të sillesh me egërsinë e Mugabes, me demagogjinë e Hugo Chavezit apo me mashtrimet e Llukashenkos. Hap kutitë ose largohu dhe shko në klubin e Hugos, Mugos dhe të llugos!"- ka thënë ai.
Sipas Dokles ai ka shtuar më tej se lëvizja e nisur para 3 muajsh, do të vazhdoj deri në fund. Asnjë deputet nuk mund të tërhiqet! Asnjë deputet nuk mund të blihet! Asnjë deputet nuk mund të manipulohet! "Tellallët e Sali Berishës i kanë bërë hesapet pa hanxhinë! Me milionat që ata kanë vjedhur, mund të blejnë çdo gjë, po kurrësesi deputetët socialistë. Ne nuk e matim nderin me metër dhe as dinjitetin me kilogram. Prandaj u themi: atë portë të parlamentit ne do ta kalojmë vetëm kur të bëhet në dritë të diellit transparenca e plotë e zgjedhjeve, vetem kur të hapen kutitë"- tha ai.

Në fjalën e saj, Ledi Shamku deklaroi se vendi po drejtohet nga klani më makut që ka qeverisur ndonjëherë vendin. Sipas saj, sot qindra vetë punojnë në shtet veresie, pasi nuk paguhen dhe as shpërblehen për punën që bëjnë.

Sipas deputetit te PS-së Saimir Tahiri protestat e vazhdueshme e opozitës janë thirrja ndaj Berishës, i cili po vjedh të ardhmen e këtij vendi. Ai ka deklaruar se "qeveria është skuadra e gangsterave që po pasurohet në kurrizin e shqiptarëve prandaj opozita do të bëjë çdo gjë të mundur për të mos e lejuar grabitjen e shqiptarëve".

Deputetii Eduart Shalësi tha ne fjalen e ti se sëmundjet nga të cilat lëngon Shqipëria nuk mund ti shëroje një doktor si Sali Berisha, pasi ai nuk di të mbyllë dhe të shërojë, ai di vetëm të hap plagë.

"Kryeministri ynë butaforik dhe ministri i piramidave i financave mohojnë ekzistencën e saj, ashtu si dikur të dy bashkë mohonin skemat piramidale. Kjo qeveri prej kohësh i ka kthyer kurrizin biznesit. Gjobat dhe kontrollet tendencioze ndaj bizneseve vetëm e vetëm për të mbushur arkën e zbrazur të qeverisë janë një fenomen i shtuar dukshëm këto kohë"- tha Shalsi .

Problemet me të cilat përballet biznesi, ka deklaruar më tej ai, nuk mund të zgjidhen nga të njëjtat mendje që i kanë krijuar ato. "Çfarë ndihme dhe transparence mund të presin ne nga një Kryeministër që ka frikë të hap kutitë e votimit dhe t'i tregojë shqiptarëve të vërtetën e tyre. Një pushtet kryeneç që nuk ka kurajo të hap kutitë e votimit dhe të provojë legjitimitetin e tij, është burim pasojash të rrezikshme, ndaj duhet të largohet"- tha Shalësi.

Me heret, deputeti Besnik Baraj, duke ftuar qytetaret e cilesoi kete proteste nje bashkim për t'i thënë mjaft gënjeshtrave të Berishës.

"Në një kohë kur kemi papunësinë më të madhe në Europë, kur çmimi i energjisë do rritet jashtë mundësive ekonomike të shqiptareve, kur çmimet e produkteve ushqimore gjithashtu rriten, kur rinia e sheh veten të pashpresë, kur pensionistët s'kanë mundësi të plotësojnë nevojat jetike minimale, kur shërbimi mjekësor është në gjendje të mjeruar, kur si asnjëherë më parë qeveria ka papërgjegjshmëri për trojet e kufijnjtë e vet, kur paratë e shqiptarëve groposen në tunelet e korrupsionit apo në Gërdec"- tha ai.

Sipas tij, sot është koha kur shqiptarët duan veprim dhe zhvillim të ngjashëm me vendet fqinje që edhe pse ata e nisën rrugën e integrimit prapa nesh, sot janë hapa përpara"- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›