Rama: Shqipëria, në greminën e krizës ekonomiko-politike

Partia Socialiste ka zhvilluar mitingun përmbyllës për këtë vit para mjediseve të sallës së Kuvendit. Në fjalën e tij kreu i PS-së Edi Rama theksoi se Shqipëria është në greminën e krizës ekonomiko-politike. Kreu i opozitës duke i cilësuar edhe njëherë akuzat e kryeministrit Berisha si një gjuhë urrejtjeje ndaj opozitës theksoi se ai është kryeministri i fundit Stalinist i kontinentit europian.
"Ne protestojmë sepse jemi të fundit për nga demokracia, jemi të fundit për shtet të së drejtës sepse shteti është bërë njësh me interesat e pushtetit" theksoi Rama.
Rama duke përmendur edhe për vendimin e kryeministrit Berisha që t'i cilësojë si biznese të vegjël të gjithë ato biznese që kanë 5-9 milionë lekë xhiro theksoi se kjo është një tjetër gënjeshtër nga kryeministri pinok duke shtuar se opozita nuk do të ndalet
pa hequr TVSH-në e tatimit të fitimit të biznesit të vogël deri sa të përfundojë kriza.
Ashtu si edhe nw protestat e opozitws nw qytetet e ndryshme tw vendit kreu i PS-sw Rama ka shtuar edhe kwrkesat pwr anullimin e masës së fundit të marrë nga Enti Rregullator i Energjisë për rritjen e çmimit të produktit të energjisë, si edhe ai i ndarjes para Vitit të Ri të pagave dhe shpërblimeve për buxhetorët.