Deklaratat e Rames Kryeministri Berisha reagon ne Facebook

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur qëndrimet më të fundit të ardhura nga kampi socialist. Konkretisht, Kryeministri Berisha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shigjetoi ashpër nismën e kreut Rama për zëvendësimet në administratë dhe sulmet ndaj drejtuesve të institucioneve të pavarura. Ndërsa Gerti Bogdani në emër të PD-së reagoi lidhur me mesazhet kërcënuese që ka marrë Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi i kësaj partie në KQZ.
Berisha: Tash po ju kalon vedi! “Te dashur miq, dyshja Rama - Kokedhima vazhdojne furishem revanshin e pandalshem dhe kercenimet vulgare ndaj institucioneve te vendit. Dje ata, me Twitter, hapen tenderin per fshesen e administrates. Sot ne fjalen e tij zoti Rama kercenoi Presidentin me 84 votat e tij, pasi nuk arriti te konsolidoje projektin aventuror per shkarkimin antikushtetues te Presidentit dhe heqjen se paku te tij nga kryetar i KLD-se dhe vendosjen e ketij institucioni nen drejtimin e kryeministrit. Ai sulmoi dhe kercenoi qeverine sepse ai beson se ata kane marre nje mandat per 4 vjet e tre muaj. Sulmoi dhe kercenoi Prokurorine sepse enderron rikthimin e tregtareve te dosjeve dhe militanteve te PS qe e kishin shnderruar ate ne nje repart fanatik te PS. I ngarkon detyra Guvernatorit duke harruar se Banka eshte e shtetit dhe jo e qeverise. Programin ia ka besuar Beqes dhe Yllit, ndersa per Koçon dhe vehten kane zgjedhur sulmin, revanshin ndaj institucioneve kushtetuese dhe cdo gjeje jo socialiste. Asgje te papritur as dhe per tu çuditur nga çifti Rama - Kokedhima. Shkodranet e kane nje shprehje: "tash po ju kalon vedi!" sb”, shkruante Berisha në rrjetin social “Facebook”, sa i takon deklaratave të ardhura së fundmi nga kampi socialist.
PD reagon pas kërcënimit të Kosovrastit Partia Demokratike reagoi sot lidhur me mesazhet kërcënuese që ka marrë Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi i kësaj partie në KQZ. Në një deklaratë për mediat Gerti Bogdani e ka drejtuar përgjegjësinë ndaj kreut të Partisë Socialiste Edi Rama për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. “Sot Edi Rama dhe Koco Kokdhima me bandat qe sollen ne pushtet zhveshen haptas hanxharet e krimit dhe fytyren e vertete te pushtetit te tyre te droges e vrasjeve. Sot Edi Rama me perfaqesuesit e tij bandite, qe kane vjedhur me fallsifikime mandatin ne qarkun e Lezhes, nxoren dhembet e tyre te krimit dhe kercenuan me familje perfaqesuesin e PD ne Komisionin Qendrore te Zgjedhjeve, z. Njazi Kosovrasti, per ankesen qe paraqiti per rezultatin e Qarkut te Lezhes, te nxjerre nga kryetari socialist i KZAZ me urdher te Rames dhe Kokdhimes. Rezultat mbi bazen e dokumentave te falsifikuara”, u shpreh Bogdani. Sipas tij, asnje kercenim as dhe akt kriminal i dyshes Rama-Kokëdhima nuk do mund te imponoje grabitjen e mandatit me dokumenta te fallsifikuara nga perfaqesuesit e mazhorances se droges dhe parave te pista. “Partia Demokratike denoncon me ashpersine me te madhe keto kercenime kriminale te dyshes Rama-Kokdhima dhe i garanton ata, se per cdo veprim kriminal te ndermarre ndaje demokrateve do te pergjigjen ata personalisht dhe vetem ata. Partia Demokratike ju kerkon organeve te drejtesise te ndermarrin me shpejtesi hetimin e ketij akti te shemtuar, te gjejne autorin dhe lidhjet e tij me dyshen Rama Kokdhima”, nëvizoi ai.