V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 53, DATË 21.1.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NGARKIMIN E MINISTRISË SË BRENDSHME PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, NË EMËR DHE PËR LLOGARI TË KRYEMINISTRISË, MINISTRIVE DHE INSTITUCION
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë Në VENDIMIN NR. 53, DATë 21.1.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR NGARKIMIN E MINISTRISë Së BRENDSHME PëR KRYERJEN E PROCEDURAVE Të PROKURIMIT PUBLIK, Në EMëR DHE PëR LLOGARI Të KRYEMINISTRISë, MINISTRIVE DHE INSTITUCIONEVE Të VARëSISë, PëR DISA MALLRA E SHëRBIME”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 11, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në fund të pikës 1, të vendimit nr.53, datë 21.1.2009, të Këshillit të Ministrave, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Përjashtimisht, lejohet Njësia e Regjistrimit të Popullsisë e Banesave 2011, t’i realizojë vetë procedurat e prokurimit për këto zëra.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA27/01/2010