E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratë e Zëdhënëses së Presidentit të Republikës.

18 dhjetor 2008

Presidenti i Republikës po ndjek me një shqetësim të veçantë grevën e urisë së banorëve të pallatit të shembur para disa javësh në Gjirokastër, të cilët janë ngujuar në këtë grevë, pasi prej kaq kohësh nuk po gjejnë zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare që u është premtuar për sistemim dhe dëmshpërblim si pasojë e një tragjedie, e cila nuk ndodhi për shkakun e tyre.

Presidenti i Republikës inkurajon strukturat e qeverisë dhe të pushtetit vendor, që të realizojnë sa më shpejt të jetë e mundur sistemimin e këtyre familjeve, të cilat kanë të drejtën legjitime për dëmshpërblim dhe për t’u sistemuar në kushte normale.

Gjithashtu Presidenti i Republikës inkurajon edhe një herë vazhdimin e punës së institucioneve përkatëse për zbulimin sa më shpejt të përgjegjësve të kësaj tragjedie dhe ndëshkimin e tyre ligjor.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›