E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha njihet me projekt- studimin për ndërtimin e një parku biznesi në Tiranë

Kryeministri Berisha priti sot në takim përfaqësues të një konsorciumi kompanish, kompani gjermane, amerikane dhe shqiptare. Përfaqësuesit e këtij konsorciumi,  të kryesuar nga kompania gjermane Lindner, kompani lider në tregun evropian të pasurive të paluajtshme, i paraqitën Kryeministrit Berisha projekt-studimin për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Tiranë (Tirana Business Park), në zonën pranë aeroportit të kryeqytetit shqiptar. Ky studim përbën një ndër projektet më të mëdha në fushën tregut të pasurive të paluajtshme, vlera e investimit të të cilit arrin në mbi 85 milion euro dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 21 hektarë.

Kryeministri Berisha vlerësoi këtë projekt për madhësinë e tij dhe pozicionin e vendosjes, por veçanërisht për ndjeshmërinë mjedisore. Projekti, theksoi Kryeministri, e shndërron këtë zonë në një hapësirë të përshtatshme biznesi dhe kombinon aktivitetin e industrisë së teknologjisë së lartë me vendosjen e selive drejtuese të kompanive.

Ky është një ndër projektet më të përparuara, nga pikëpamja e standardeve, në të gjithë rajonin. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe ambasadori amerikan në Tiranë z. John Withers dhe ambasadori gjerman në Tiranë z. Berndt Borchardt.

 
19/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›