E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratë për Kosovën

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 20:06

(E plotësuar) Kuvendi i Serbisë ka diskutuar deri në orët e vona për Kosovën në një seancë të jashtëzakonshme.

Deputetët serbë nga partitë parlamentare të pozitës dhe opozitës kanë diskutuar edhe rreth përmbajtjes së një deklarate rreth gjendjes aktuale në Kosovë. Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe Presidenti serb, Boris Tadic dhe Kryeministri Mirko Cvetkovic, si dhe ministrat në Qeverinë e Serbisë.

Kryeministri Cvetkovic në fillim të seancës, e cila ka nisur në orën 14.00, u ka bërë thirrje deputetëve që të tregohen unikë dhe të mbështesin propozim-deklaratën e Qeverisë.

Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka thënë se KFOR-i “ka dalë nga korniza e Rezolutës 1244 dhe ka marrë pozicionin e Prishtinës”.

Radikalët nga ana e tyre kërkuan që seanca të zgjasë dhjetë orë në vend të pesë sa është paraparë, por kërkesa e tyre është hedhur poshtë me shumicë votash nga deputetët e Kuvendit të Serbisë.

Në deklaratën e propozuar nga Qeveria e Serbisë shprehet gatishmëria që në situatën aktuale, Serbia t’i kontribuojë zgjidhjes paqësore të kësaj çështjeje në bazë të “normave ndërkombëtare të së drejtës dhe Kushtetutës së saj”.

Kuvendi serb diskuton për “situatën dramatike” në Kosovë

Kuvendi i Serbisë është duke diskutuar në një seancë të jashtëzakonshme për tekstin e deklaratës për gjendjen aktuale në Kosovë. Në mbledhje po marrin pjesë edhe presidenti serb Boris Tadiq dhe kryeministri Mirko Cvetkoviq, si dhe ministrat në Qeverinë e Serbisë.

Kryeministri Cvetkoviq në fillim të seancës, e cila ka nisur në ora 14.00, u ka bërë thirrje deputetëve që të tregohen unikë dhe të mbështesin propozim-deklaratën e Qeverisë.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Serbisë, që nga fillimi i krizës, kanë vepruar në pajtim me kompetencat e veta dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe me dëshirën që të parandalohen konfliktet dhe humbja e jetëve në të dyja anët”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac.

Shefi i ekipi negociator serb, Borko Stefanoviq vlerëson se situata në Kosovë “është dramatike”, ndërsa u ka bërë thirrje apel deputetëve që të jenë unik me rastin e aprovimit të tekstit të deklaratës.

Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, ka thënë se KFOR-i “ka dalë nga korniza e Rezolutës 1244 dhe ka marrë pozicionin e Prishtinës”.

Radikalët nga ana e tyre kërkuan që seanca të zgjasë dhjetë orë në vend të pesë sa është paraparë, por kërkesa e tyre është hedhur poshtë me shumicë votash nga deputetët e Kuvendit të Serbisë.

Në deklaratën e propozuar nga Qeveria e Serbisë shprehet gatishmëria që në situatën aktuale, Serbia të kontribuojë zgjidhjes paqësore të kësaj çështjeje në bazë të “normave ndërkombëtare të së drejtës dhe Kushtetutës së saj”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›