Deklaratë për mediat e Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi
Dje zoti Edi Rama, në podiumin e grevës së urisë, kërkoi publikisht nga Kryeministri i vendit që të tregojë se, cili është ai vendim gjykate që nuk lejon hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave, duke gënjyer paturpësisht se një i tillë nuk ekziston.
Në këto rrethana, ndjehem i detyruar të informoj shqiptarët, se në tryezën e organizuar nga Komiteti Presidencial i Këshillit të Europës, zoti Rama i drejtoi kryeministrit disa herë pyetjen se: ku përmendet fjala gjykatë në vendimin e datës 4/12/2003 të Gjykatës Kushtetuese?. Më pas, në mënyrën më të papërfytyrueshme, ai deklaroi se fjala gjykatë nuk përmendet në asnjë rresht të këtij vendimi. Në përgjigje të mënjehershme të këtij pretendimi mashtrues, Kryeministri i kërkoi këshilltarit të Presidentit të Republikës, zotit Spiro Peci, vendimin në fjalë dhe lexoi prej tij sa më poshtë vijon:
Komisionet hetimore parlamentare, duhet të respektojnë parimin e ndarjes së pushteteve, parim i cili nënkupton në mënyrë të veçantë, përcaktimin e marrëdhënieve ndërmjet autoritetit të Gjykatave dhe pushteteve të tjera. Dhe më poshtë: Element esencial i ndarjes së pushteteve është pavarësia e gjykatave dhe gjyqtarëve. Vendimet gjyqësore mund të ndryshohet vetëm nga një autoritet më i lartë gjyqësor. Për të vijuar me, citoj:
Këto parime, përjashtojnë çdo formë kontrolli parlamentar mbi aktivitetin juridiksional të gjykatave, dhe se:
Artikulimi i vlerësimeve kritike ndaj gjykatave nëpërmjet raporteve të komisioneve parlamentare, nuk është në përputhje me parimet kushtetuese.
Pasi kryeministri lexoi vendimin nr. 26 të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë të pranishmit, panë me habi nga zoti Rama, ndërkohë që, si një nga dëshmitarët e atij takimi, më duhet të konfirmoj se ky i fundit, as u skuq dhe as u zverdh.
Dje kryetari i Partisë Socialiste, jo më në një dhomë të mbyllur, përsëriti kësaj radhë botërisht, të njëjtën pyetje: cili është ai vendim gjykate që nuk e lejon hapjen e kutive të votimit dhe rinumërim të votave?
Në fakt, hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave nuk e ndalon vetëm vendimi Nr. 20, i Gjykatës Kushtetuse, por edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, apo sic quhet ndryshe, i Kolegjit Zgjedhor..
Vendimi i Gjykatës së Apelit më datë 27. 07.2009, e ndalon hapjen e kutive, duke rrrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, kur gjykon padinë për vendimin e KQZ-së, i cili kishte hedhur poshtë kërkesën e dy komisionerëve socialistë për rinumërim të votave. Kolegji Zgjedhor, hallka fundore që përcakton Kodi Elektoral, i miratuar me konsensus nga palët, shprehet si më poshtë: Mund të rinumërohen vetëm votat e kundërshtuara gjatë numërimit dhe se kategoria e vetme e votave, e cila bart me vete mosmarrëveshje lidhur me vlerësimin e tyre, mbetet të jetë kategoria e votave të kontestuara. Kolegji Zgjedhor, në mungesë të votave kundërshtuara, konkludon se, kërkesa e dy anëtarëve të KQZ, vlerësohet e paligjshme konceptualisht dhe në mungesë të rrethanave faktike të nevojshme për këto dy kërkesa, Kolegji ka arritur në përfundimin, se kur nuk ka mosmarrëveshje, nuk ka gjykatë.
Pas këtij përshkrimi të detyruar, sepse unë nuk besoj që ndonjëri prej jush ta ketë harruar ekzistencën e këtyre vendimeve, do ti shtroja një pyetje të thjeshtë Edi Ramës. Këto janë dy prej niveleve supreme të sistemit gjyqësor të shtetit shqiptar. Këtu unë kam vendimet e tyre. Tani zoti Rama të na thotë se cfarë quan dhe pranon ai për gjykata: Asamblenë Parlamentare të Partisë Socialiste apo komitetin, përtej të majtës dhe të djathtës, që organizon protestat dhe grevat nga restoranti i Dy Kullave. Uroj pa shumë shpresë që ta gjejë një përgjigje.