E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses së Kryeministrit, Erla Mëhilli

Sot, Kryeministri Berisha firmosi vendimin “Për përcaktimin e procedurës së kalimit në pronësi të oborreve në përdorim” qe Keshilli Ministrave miratoi kete jave.

Me këtë vendim, Qeveria shqiptare i jep fund absurdit që e ka zanafillën në vitet e errta të diktaturës, ku liritë dhe të drejtat mbi pronën private dhe individuale, mohoeshin krejtësisht, dhe i hapet rruga e pronësisë së plotë mbi pronën e tyre dhjetra mijra familjeve shqiptare.

Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurës së kalimit në pronësi të sipërfaqeve per te gjithe qytetaret e Republikes Shqipërisë, te cilet  kane  te shenuar në dokumentat e pronësisë  se tyre  cilesimin “oborr në përdorim”.

Gjithashtu ky vendim parashikon edhe regjistrimin e këtyre pasurive në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme.

Autoriteti shtetëror i ngarkuar për kalimin e pronesie se “oborreve në përdorim” ne baze te ketij vendimi është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave e cila do te realizoje procesin ne afate te shkurtuara dhe vetem ne nje zyre.

AKKP-ja, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës dhe e dokumentacionit nga kërkuesi, jep konfirmimin prane Zyrave Regjisrimit te Pasurive te Paluajtshme per te kryer regjistrimin e prones.

Për kalimin e pronësisë, qytetarit i duhet thjesht te paraqese pranë AKKP-së kërkesë-formularin, drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës rekomande.

Ky vendim është shumë i rëndësishëm për dhjetra mijra familje, pasuritë e të cilëve do të  zotërohen perdundimisht prej tyre. Në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë do të fitojnë të drejtën e mohuar deri më sot për të zhvilluar pronat që i trashegonin, i takonin ose u përkisnin.


31/08/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›