Kryetarja e Kuvendit merr urimet nga Kryetari i Parlamentit të Kroacisë Luka Bebiç, i Kuvendit të Kosovës Krasniqi, i Parlamentit të Maqedonisë Veljanoski dhe homologë të tjerë.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka marrë mesazhe të shumta urimi për rizgjedhjen e saj në krye të Kuvendit, nga Kryetarë të parlamenteve europianë e botërorë.
Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç, në letrën e tij dërguar Kryetares së Kuvendit shkruan:
Është kënaqësi e madhe për mua tju përgëzoj juve, në emrin tim dhe në emër të të gjithë deputetëve të parlamentit të Kroacisë me rastin e zgjedhjes tuaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, duke ju uruar shumë sukses në këtë detyrë të lartë e me përgjegjësi.
Do doja të shfrytëzoja këtë rast për tju shprehur kënaqësinë time për bashkëpunimin mes Parlamentit të Kroacisë dhe Parlamentit të Shqipërisë, që ka qenë një provë e një marrëdhënieje dy palëshe shumë të mirë e miqësore si dhe të lidhjeve mes popullit kroat dhe atij shqiptar.
Rizgjedhja juaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë na jep mundësinë për të vijuar bashkëpunimin ndërparlamentar, pjesë thelbësore e të gjithë bashkëpunimit mes dy vendeve, në një frymë pozitive veçanërisht në kuadër të anëtarësimit të NATO dhe integrimit në Bashkimin Europian, ashtu si edhe në hapjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit mes Kroacisë dhe Shqipërisë , shkruan në letrën e tij Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi duke i uruar Kryetares së Kuvendit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të mëdha në krye të këtij institucioni të lartë shtetëror, ndër të tjera shkruan:
Duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe parlamenteve tona, shpreh bindjen që ato do të thellohen dhe zgjerohen në vazhdimësi. Me këtë rast, dëshiroj edhe një herë tju siguroj për vullnetin dhe dëshirën tonë për bashkëpunim midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Shfrytëzoj këtë rast tu shpreh mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ndihmën që Shqipëria dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Kosovën në këto vite vendimtare të historisë së saj.
Ndërsa në letrën e tij të urimit drejtuar Kryetares së Kuvendit, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski shkruan:
Jam veçanërisht i kënaqur që tju përgëzoj ju, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe timin personal, për rizgjedhjen tuaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe tju uroj punë të mbarë e të suksesshme.
Shpresoj që gjatë katër viteve të ardhshme do të kemi mundësinë të vazhdojmë bashkëpunimin miqësor që tashmë kemi vendosur në të gjitha nivelet, i cili padyshim do të ketë një rëndësi shumë të madhe për thellimin dhe forcimin e të gjitha marrëdhëieve miqësore mes vendeve tona në rrugën e përbashkët europiane.
Kryetarja e Kuvendit vazhdon të marrë mesazhe dhe letra urimi nga homologët për e saj zgjedhjen për një mandat të dytë në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit vazhdon të marrë mesazhe dhe letra urimi nga homologët për e saj zgjedhjen për një mandat të dytë në krye të Kuvendit të Shqipërisë.