E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushëllon Presidentin Gyl për viktimat e përmbytjeve në Turqi.

11 shtator 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëIlimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, në të cilin shkruan:

“I dashur mik,

Mësova me keqardhje mbi dëmet e mëdha në njerëz dhe materiale gjatë përmbytjeve të fundit në Stamboll.

Dëshiroj t’Ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe të të humburve. Shpreh solidaritetin e popullit shqiptar me Ju, në këto çaste të vështira, duke shpresuar që pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›