Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses së Kryeministrit, znj.Juela Meçani
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi faktin se Kryeministri Berisha ka pranuar ose jo dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Saimir Shehri, nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp ju bëjmë të ditur se Kryeministri Berisha ka pranuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Saimir Shehri.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve mbi dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë, z.Ilir Rusmali, Zëdhënësja e Kryeministrit, znj.Juela Meçani është prononcuar se Kryeministri Berisha është duke shqyrtuar kërkesën për dorëheqje të Ministrit të Drejtësisë, z.Ilir Rusmali.