Kryeministri Berisha njihet me projektet e Holiday Inn për të investuar në Shqipëri
Kryeministri Berisha priti në zyrën e tij përfaqësuesit e kompanisë së njohur hoteliere Holiday Inn. Investitorët paraqitën projektin për ndërtimin e një hoteli përgjatë rrugës së Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.
Përfaqësuesit e Holiday Inn informuan Kryeministrin se kanë nisur procedurën për depozitimin e projektit në KRRTRSH.
Kryeministri Berisha siguroi investitorët se projekti i tyre do të shqyrtohet në mbledhjen më të afërt të KRRTRSH-së.
Kompania Holiday Inn po projekton të zgjerojë aktivitetin në Shqipëri me një rrjet hotelesh InterContinentale.