Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli me Kryetarin e Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert inagurojnë hapjen e Fondacionit Konrad Adenauer", në Tiranë.
Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, dhe Kryetari i Bundestagut Gjerman Norbert Lammert morën pjesë në inagurimin e zyrave të Fondacionit Konrad Adenauer , në Tiranë.
Fondacioni politik, i Unionit Kristian Demokrat të Gjermanisë, aktualisht forcë në pushtet, mban emrin e Kancelarit të Parë gjerman Konrad Adenauer, rikthehet Shqipëri pas periudhës 1992-1996.
Kryetari I Bundestagut gjerman Lammert, njëherësh Nënkryetar i Fondacionit Adenauer, duke vlerësuar hapjen e kësaj përfaqësie shumë të rëndësishme për jetën politike dhe zhvillimet demokratike shqiptare, tha se Shqipëria mbetet vendi I një rëndësie tejet të veçantë për Gjermaninë.
Zoti Lamert cilësoi bashkëpunimin mes dy parlamenteve, të një niveli shumë të mirë, dhe falenderoi në mënyrë të vecantë rolin e Kryetares së Kuvendit për rritjen e këtij bashkëpunimi.
Mendoj që me hapjen e zyrës së këtij fondacioni ne do të kemi mundësi të rilidhim traditën e miqësisë sonë mjaft të mirë, në të mirë të të ardhmes së dy vendeve. Bundestagu, një vit më parë, ratifikoi MSA-në duke dhënë një mesazh mjaft të qartë, duke sinjalizuar kështu mjaft qartë dhe dallueshëm që, Shqipëria ka një perspektivë europiane. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duhet të ketë dhe një prespektivë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. u shpreh Kryetari I Bundestagut Gjerman.
Zoti Lamert, duke theksuar rëndësinë qënësore që ka parlamenti për funksionimin e një demokracie, tha se bojkoti I parlamentit nuk është një ide e mirë.
Kjo ide e bojkotimit nuk përmirëson cilësinë e vet
Roli i parlamenteve është i një rëndësie jashtëzakonisht të madhe për sistemete demokratike, Një parlament është platforma më e rëndësishme dhe forumi më i rëndësishëm demokratik që mund të ekzistojë në një sistem demokratik - tha zoti Lammert.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehu kënaqësinë e veçantë të rihapjes së Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri pas një periudhe intensive në vitet 92-96, duke e cilësuar rikthimin e tij, një simbolikë shumë të fortë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Konrad Adenauer në një prej citimeve të tij thoshte se: ne të gjithë jetojmë në të njëjtin qiell, por në botë ne kemi horizonte të ndryshme. Ajo që unë mund të them sot se ne këtu në Shqipëri bashkë me këtë fondacion shumë të rëndësishëm kemi të njëjtin horizont: vlerat, shtetin ligjor, mbrojtjen e shtetit ligjor, forcimin e demokracisë dhe integrimin në Bashkimin Europian.
Nuk është rastësi dhe ne ndjehemi shumë të nderuar me hapjen e kësaj zyre të këtij fondacioni, sot është këtu Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, një mik i Shqipërisë dhe një mbështetës i fortë i proceseve integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Edhe njëherë unë dua të falënderoj për këtë mbështetje që personalisht zoti Lamert, Bundestagu gjerman dhe Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese, si në votimin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe votimit që i kanë bërë Protokollit të Anëtarësimit, duke bërë të mundur që sot Shqipëria të jetë anëtare e NATO-s. Po ashtu siç tha zoti Lamert, ne e konsiderojmë këtë vizitë, ardhjen e tij në Shqipëri si një moment të rëndësishëm të inkurajimit për të çuar përpara marrëdhëniet tona, tashmë intensive ndërparlamentare, por që do të bëhen edhe më të forta. Natyrisht e kam fjalën edhe për marëdhëniet ekonomike dhe të niveleve të tjera.
Unë e falënderoj sërish zotin Lamert për këtë vizitë në këtë moment të rëndësishëm të hapjes së kësaj zyre kaq të rëndësishme u shpreh Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.