Deklarimi elektronik, 90% e bizneseve kanë përmbushur detyrimin
TIRANE- 90% e bizneseve të përfshira në skemën e TVSH-së kanë bërë deklarimin elektronik të librave të shitjeve dhe blerjeve, një formë që është aplikuar për herë të parë nga administrata tatimore. Deklarimi elektronik synon të eleminojë kontaktet e drejtpërdrejta mes biznesit dhe tatimorëve por edhe të marrë në kohë reale informacionin për shitjet dhe blerjet që bën subjekti privat, cka pritet të cojë në ulje të evazionit fiskal. Praktika e deklarimeve online të detyrimeve do të përdoret gjatë muajve të ardhshëm edhe për biznesin e vogël.
“90% e tatimpaguesve shqiptarë ka përmbushur këtë detyrim. Ne kemi arritur të marrim deklaratat e rreth 13 mijë tatimpaguesve. Sfidat e mëdha të teknologjisë së informacionit të cilat kjo administratë është e detyruar dhe e ndërgjegjshme për ti zbatuar, janë ato që kanë të bëjnë me deklarimin madhor elektronik të tatimpaguesve përfshirë edhe ato të biznesit të vogël.” theksoi Papajani.
Kreu i Tatimeve u ka bërë apel edhe pjesës së mbetur të bizneseve në skemën e TVSH-së, që të bëjnë deklarimin elektronik. Edhe pse afati i deklarimeve ka përfunduar dje, Administrata Tatimore i ka kërkuar Ministrisë së Financave që ndaj këtyre tatimpaguesve të mos vendosen penalitete, përderisa mënara e deklarimit online është përdorur për herë të parë këtë muaj.
(e.n/News24/BalkanWeb)