Fondet e BB, Brace: Berisha i hoqi se urren Beratin
BERAT-Akuza të forta sot nga deputeti socialist i Beratit, Erjon Brace mbi vendimin e fundit për transferimin e fondeve të Bankës Botërore te parashikuara për investimin në tregun e Beratit. Këto fonde iu transferuan Bashkisë së Shkodrës për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, dhe Brace e ka quajtur vendimin tendencioz dhe shprehje të urrejtjes së kryeministrit ndaj qytetit të Beratit. Sipas Braces kjo është një arsye më shumë për t’iu bashkuar protestës së datës 10 prill në Berat. “Kjo përbën dhe aktin e fundit të agresionitë Sali Berishës dhe të qeverisë së tij kundër banorëve te Beratit. Bëhet fjaleë për një projekt zhvillimi që natyrisht i mungon qytetit të Beratit dhe natyrisht që hap një perspektivë të re për të gjitha marrëdheniet tregtare në qytetin e Beratit”.
Duke përshkruar se gjendja në tregjet e Beratit është skandaloze, Brace theksoi se Berisha e urren beratin për arsyen e vetme se ky qytet voton PS-në.
“Sic ju e dini gjendja e tregjeve në qytetin e Beratit eshte skandaloze dhe thjesht dhe vetem ndaj fobisë qe Sali Berisha ka ndaj qytetarëve të Beratit, për shkak të urrejtjes që ky njeri ka ndaj gjithë qytetarev të qarkut te Beratit që nuk e votojne prej 20 vitesh”, tha Brace.
Brace ftoi qytetarët të protestojnë më 10 Prill në qytetin e tyre për padrejtësitë që iu bëhen nga qeveria.
Në fillim të këtij Prilli Gazeta Shqiptare mësoi se një projekt i Bankës Botërore i cili zë fill që në janar të vitit 2008 në vlerën e rreth 16 milionë dollarëve dhe që ishte orientuar drejt bashkive që qeverisen nga të majtët, do të kalonte direkt për qytetin e Shkodrës.
Projekti i Administrimit të Tokës dhe Projekti i Menaxhimit ishte firmosur për tu dhënë bashkive të majta "por kryeministri Berisha ka kërkuar që pjesë e madhe e fondeve t’i kalojnë Shkodrës pas emergjencës së përmbytjeve të janarit"., shkruante më 4 prill në një artikull Gazeta Shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)