Transferimi i pushtetit
Disa ngjarje dhe diskutime të kohëve të fundit kanë risjellë në vëmendje një problem të mprehtë, të parashikuar nga Kushtetuta, nga dokumentet ndërkombëtare të ratifikuara prej shtetit shqiptar dhe nga legjislacioni ynë i brendshëm. është fjala për transferimin e pushtetit qendror ekzekutiv në dy rrafshe: në qeverisjen vendore dhe në organizmat internacionale të rëndësishme, ku shteti dhe shoqëria shqiptare aspiron të integrohet sa më parë.
Por, për të mos u zgjatur me retorika teorike rreth këtij problemi, ndoshta do të ishte më mirë që të ndaleshim më konkretisht në dy momente ‘të freskëta’, prej të cilave mund të shpjegohen fare qartë, kryesisht në rrugë konstitucionale, zgjidhjet që ofrohen nga stadet bashkëkohore të zhvillimit të demokracisë dhe shteti i së drejtës, për zbërthimin e kësaj teme jo fort të zbatueshme në vazhdimësi gjatë 20 viteve të tranzicionit. Aq më pak këto zgjidhje janë të njohura për pjesën më të madhe të qytetarëve tanë.
***
Kur në seancën plenare të fundit të Kuvendit të Shqipërisë, e transmetuar nga disa media audio-vizive, vëmendja e telespektatorëve ishte përqendruar te debatet e mundshme midis deputetëve të opozitës dhe shumicës parlamentare për mënjanimin e krizës politike, papritur shfaqet kryeministri i vendit, duke tjerrë pa fund fjali të ndryshme mbi çështjen e zbatimit të projektit për qendrën e Tiranës. Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha u duk se shqetësohej mbi gjetjen e bashkëpunimit për rikonstruksionit e sheshit kryesor të kryeqytetit, që ai të marrë – sipas tij – përmasat e Skënderbeut, emrin e të cilit mban.
Pavarësisht asaj që artikuloi kryetari i grupit të deputetëve të Partisë Socialiste, për motivin që e shtyu liderin e maxhorancës që të shpërqendronte vëmendjen e politikanëve dhe të publikut nga çështja e hapjes së kutive të votimit, si edhe për shpërdorimin që i bëri sallës së Kuvendit dhe vet seancës plenare me temën e zgjedhur prej tij, nuk mund të mohohet që fjalët e Sali Berishës, sido qofshin ato, një farë interesi krijojnë, për të shpjeguar disa të vërteta të tjera, që mbase ia vlen të tregohen edhe në këto radhë.
Kryeministri foli, veç të tjerash, për ndërhyrjet që fatkeqësisht na iu paskëshin bërë Tiranës sonë gjatë shumë viteve të së kaluarës, duke iu prishur mu në qendër të saj, ajo kafe ‘Kursal’ dhe ca mejhane, vlerat e të cilave, qoftë edhe aq të bukura (siç i kumtoi çuditërisht ai), sigurisht që nuk mund, nuk kishte se si të qenë aq të denja për një kryeqytet; ato nuk kishte se si të qenë pasqyrë e identitetit të tij, i cili na u dashkej të ruhej me fanatizëm edhe në të ardhmen(?).
Nejse, le të mos merremi me nostalgjitë alla berishiane, por mjafton të heqim një paralele në hartën kontinentale, duke përmendur kryeqytetin e Francës, për të cilin Hygoi në kohën e vet kishte thënë që ishte “shpirti i njerëzimit”. Disa dekada më vonë, një prefekt i Parisit, Haussmann, me ndihmën edhe të autoritetit të Perandorit Napoleon III kërkoi dhe drejtoi punime rikonstruktuese në pothuajse një të tretën e të gjitha zonave parisiane. Dhe, me gjithë ato, kjo kryeqendër e kulturës europiane, atëherë e deri më sot, kurrë nuk e humbi, përkundrazi, e thelloi tiparin thelbësor që ia spikati ai Njeri i paharruar i letrave franceze. E pra, këtë më mirë se sa shumica absolute e qytetarëve shqiptarë duhet ta ketë ditur dhe ndjerë kryeministri ynë, të cilin regjimi i mëparshëm e dërgoi atje për specializim a për eksperiencë, aty nga vitet 1979–1980.
Zoti Berisha foli në minutat e zgjatura të tij që, sheshi ‘Skënderbej’ të mos i ‘dhurohej’ vetëm këmbësorëve, sepse përndryshe do të duhej të ringrihej atje pazari i vjetër, duke përmendur ndërkohë sheshet e Vjenës të mbushura plot me kafenera(?!). Shqetësimi i tij na qenkërka që sheshi të mos mbetej pa qytet, siç u shpreh disa herë ai, pa përmendur këtu emrin e atij që e ka konstatuar këtë gjë përpara afro 65 vjetëve.
Ishte viti 1946, kur vizitoi edhe Shqipërinë Ilia Erenburgu, gazetari i famshëm sovjetik në vitet e Luftës II Botërore dhe menjëherë pas saj, i cili në një reportazh të botuar në gazetën kryesore moskovite ‘Pravda’, shkruante atëkohë, midis të tjerash, se kishte dalë në shumë vende dhe kishte parë qytete pa bulevarde, por bulevard pa qytet si në Tiranë nuk i kishte zënë syri gjëkundi. Natyrisht, kjo ishte e vërtetë në ato vite, kur vendi sapo kishte dalë nga lufta zhuritëse që ndikoi edhe të ndërpriteshin në Tiranë ndërtimet sipas idesë dhe kontributeve italiane. Por, që të përpiqesh të aktualizosh metaforat e dikurshme të ruso-hebreut Erenburg dhe t’i përdorësh ato si konstatime personale, kjo sikur nuk shkon.
Nëse tani arkitektët e studiove belge të thirrur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës “kanë rënë nëpër kurthet e shqiptarëve”, sikurse u shpreh zoti Sali, u takon ekspertëve tanë të Urbanistikës që të ngrenë zërin. Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen e disave përpara ekraneve kishte të bënte me tonet ‘miqësore’ lutëse të kryeministrit, i cili deri para pak ditësh kërcënoi se do të ndërhyhej nga Qeveria për asfaltimin e sheshit ‘Skënderbej, në një kohë kur kryebashkiaku sapo kishte njoftuar fillimin e punimeve për zbatimin e planit të ri urbanistik të qendrës së Tiranës. ç’të qe kjo? - pyesnin shumë vetë njëri–tjetrin.
Në të vërtetë, tani kur këto punime nisën dhe thellimi i krizës politike është duke jehuar shqetësueshëm jashtë vendit, kryeministri nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të shtrijë dorën e bashkëpunimit. Jo si në fillim të mandatit të parë të qeverisjes së tij, tek i vuri ruspën mbikalimit te ‘Zogu i Zi’, duke mos përfillur as sugjerimet e përfaqësuesve të Kongresit të Autonomisë Lokale pranë Këshillit të Europës. Në themel të legjislacionit shqiptar janë vendosur standardet e arritura nga bashkësia kontinentale, të kurorëzuara sidomos me ratifikimin dhe adaptimin e “Kartës Europiane të Autonomisë Lokale”. Në Preambulën e Kartës, njësitë e qeverisjes vendore konsiderohen si “një nga themelet kryesore të çdo regjimi demokratik” dhe vetë paragrafët e këtij dokumenti, ashtu si të të gjitha akteve ndërkombëtare, Kushtetuta jonë i vendos në një hierarki të epërme me legjislacionin e brendshëm.
Në këtë kuptim, nga pikëpamja politiko–administrative organet e njësive vendore janë të pavarura në ushtrimin e funksioneve të tyre. Gjithkaq, nëpërmjet zgjedhjes së këtyre organeve më së shumti drejtpërdrejt nga populli, ato fitojnë autonomi normative, sikurse edhe autonomi financiare. Këto parime të vetëqeverisjes vendore, afirmuar në nenin 108 të Kushtetutës, në një prizëm funksional të çojnë detyrimisht në transferimin e pushtetit ekzekutiv: nga organet qendrore të tij në ato lokale, brenda për brenda perimetrit ku këto të fundit ushtrojnë kompetencat e tyre. Prandaj, Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj ka konsideruar antikushtetuese edhe nene të ligjit “Për Urbanistikën”, sikurse i ka qëndruar përgjithësisht besnike nocionit të ligjshmërisë së akteve të organeve të pushtetit vendor, nëse këto të fundit nxirren në bazë dhe në frymën e Ligjit Themelor dhe ligjeve të tjera të fushave të caktuara.
***
Ende mbeten problem i kohës ndërhyrjet që tash së fundi qeveria dhe maxhoranca jonë parlamentare deshën t’i bëheshin ligjit për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Megjithëse u kundërshtuan seriozisht jo vetëm nga opozita politike e vendit tonë, por edhe nga përfaqësues diplomatik të shteteve aleate, ndryshimet e propozuara u miratuan në Kuvend nga deputetët e shumicës së Komisionit për Sigurinë Kombëtare, dhe kryetari i këtij Komisioni njoftoi që amendimet do t’i paraqiteshin seancës plenare.
Por, nuk u arrit deri atje, sepse lideri i maxhorancës u tërhoq nga kjo nismë, duke ceduar në përfitimet antikushtetuese dhe antidemokratike që shpresonte t’i sillnin amendamentet përkatëse. Më pas, disa media ‘zbuluan’ që kjo zmbrapsje e kryeministrit tonë kokoroç ndodhi pas një telefonate të bërë mes tij dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO–s, Rasmussen, i cili i kujtoi të parit detyrimet që kishte çdo anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut nga miratimi dhe ratifikimi i Traktatit. Ndokush këtu e keqinterpretoi përmbajtjen e kësaj bisede telefonike si një kërcënim dhe shprehje të cenimit të sovranitetit tonë shtetëror. Por, a kanë bazë arsyetime të tilla? Të shpjegohemi.
Neni 123 i Kushtetutës sonë parashikon mundësinë e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, me anë të të cilave vendoset për çështje të caktuara delegimi i kompetencave shtetërore te një organizatë ndërkombëtare. Kështu pra, me anë të marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare bëhet konkretisht transferimi i një pjese të pushtetit (përfshirë edhe atë normativ) në kuadër të tematikës që trajtojnë këto akte dypalëshe ose multilaterale, siç është edhe ajo me NATO–n. Dhe, kjo ndodh jo me dëshirën e një titullari të veçantë të shtetit, por me vullnetin e organit të lartë legjislativ. Madje, siç shprehet neni 123/2 i Kushtetutës, ligji me të cilin ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare ku parashikohet edhe delegimi i kompetencave shtetërore. miratohet me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Kuvendi i Shqipërisë është vet sovran për këtë transferim specifik, si edhe i lirë për të vendosur nëse do ta bëjë ai ratifikimin e marrëveshjes apo do të vendosë që ratifikimi të bëhet me referendum. Faktikisht, në praktikën tonë legjislative ende nuk ka ndodhur që të bëhet me referendum ratifikimi i ndonjë akti të tillë. Por, sidoqoftë, në doktrinën konstitucionale është pranuar që kalimi në referendum paraqet edhe përparësi, edhe disfavore. Përparësi, pasi një marrëveshje dhe efektet e saj i forcojnë pozicionet e tyre kur ka marrë miratimin e përgjithshëm dhe të drejtpërdrejtë popullor. Por, njëherazi, një referendum mund të bëhet pengesë, ose të ngadalësojë ratifikimin, siç ndodhi për shembull në Francë, për qëndrimin ndaj Kushtetutës së Bashkimit Europian.
Në këtë këndvështrim, ndoshta do të ishte më mirë që në Ligjin tonë Themelor të qenë parashikuar klauzola të posaçme për të autorizuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Megjithëkëtë, synimi për anëtarësimin në BE mund të realizohet pa pengesa, nëpërmjet zbatimit të nenit të mësipërm, i cili ashtu si edhe dispozitat e tjera kushtetuese në fuqi kanë marrë më 1998–n jo vetëm miratimin e Kuvendit të Shqipërisë, por edhe aprovimin referendar të popullit të saj. Dhe, kur themi “pa pengesa”, nënkuptojmë vetvetiu edhe zgjidhjen e menjëhershme të krizave politike, si kjo e tanishmja.