Prostitucioni/ 4 në pranga, shfrytëzonin 17 vjeçaren
4 persona u arrestuan ditën e hënë nga specialistët e seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjishme në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Tiranë, për shfrytëzim prostitucioni për qëllime përfitimi.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar "Mysafiri", dje u arrestuan në flagrancë shtetasit Gentian Prenga, 27 vjeç, Artur Përndokaj, 44 vjeç, Albert Stafa, 27 vjeç dhe Fjordi Avdiu, 24 vjeç, të katër banues në Tiranë.
Policia tha se këta shtetas dyshohet se për një periudhe afro 3 muaj kanë shfrytëzuar për qëllime prostuticioni, duke vendosur ambiente për prostitucion dhe kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 17 vjeçare, në ambientet e hotel "Vito", në autostradën Tiranë - Durrës si dhe në disa hotele të tjera në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete, shuma e parave prej 15 000 lekë, 20 telefona celularë, etj. Materialet hetimore në ngarkim të tyre do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të "Trafikimi i femrave", "Heqja e paligjshme e lirisë", ndërsa për shtetasin Fjordi Avdiu, për veprën penale të "Mbajtjes së lokaleve për prostitucion".