E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarimi i pasurise Bogdani Rama u zu mat

Partia Demokratike kembengul ne zbardhjen e plote te pasurise se kryetarit socialist dhe kryebashkiakut te Tiranes Edi Rama. PD vijoi serish dje me akuzat ndaj kreut te Bashkise se Tiranes per korrupsion ne lidhje me lejet e ndertimit. Ne nje konference per shtyp deputeti i PD-se Gerti Bogdani ka theksuar se kreu i bashkise Edi Rama ka hyre ne borxh te thelle me qytetaret e Tiranes. Kryetari 100-milionesh eurosh u kap mat me deklarimin e pasurise se tij - theksoi Bogdani duke shtuar se Mister 20-perqindeshi ka hyre tashme ne borxh me ligjin dhe qytetaret. Une u kerkoj institucioneve zyrtare qe te ndermarrin hapat per te nxjerre lepurin nga strofulla ku fshihet - perfundoi z.Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›