E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative PS kushtezon voten me kutite

Ruci Japim voten nese hetohen zgjedhjet. E miratojme nese ngrihet komisioni hetimor.

Partia Socialiste vazhdon te mbaje ne ngerc Gjykaten Administrative pasi se fundmi ajo ka kerkuar qe per votat e saj te hetohen zgjedhjet e kaluara parlamentare. Kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci tha se opozita do te votoje ligjin per Gjykaten Administrative i kerkuar edhe nga ambasada amerikane ne Tirane nese Kuvendi ngre komisionin hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit.PS eshte e angazhuar ne miratimin e nje pakete nismash qe do te kthenin jeten politike te vendit ne normalitet. Ne kete pakete nismash te udhehequr nga kerkesa per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit pervec ligjit per Gjykaten Administrative Partia Socialiste kerkon gjithashtu miratimin e nje rezolute ku percaktohen masa konkrete per pershpejtimin e proceseve integruese te vendit - tha Ruci. Sipas kryetarit te grupit parlamentar socialist paketa e nismave duhet te mbeshtetet ne rezoluten e KE-se per ngritjen e komisionit hetimor me shumice nga opozita per te hetuar dhe hapur dokumentet e zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne krye te paketes se PS-se qendron kerkesa per hetimin e zgjedhjeve me ngritjen e komisionit hetimor me shumice dhe drejtim te opozites dhe mandate te pakushtezuara per te hetuar dokumentacionin e gjendur ne kutite e materialeve zgjedhore - u shpreh Ruci. Sipas tij SHBA dergoi nje kambane alarmi qe e marre se bashku me thirrjet e tjera te nderkombetareve per stabilizimin e jetes politike kerkojne nje angazhim te perbashket politik. Kjo kambane alarmi u bashkohet thirrjeve te vazhdueshme te partnereve tane nderkombetare per stabilizimin e jetes politike ne vendin tone dhe ndermarrjen nga ana e Kuvendit te nje sere nismave te rendesishme ne permbushje te ketij qellimi. Pikerisht prandaj duke vleresuar jo vetem keshillat e Shteteve te Bashkuara te Amerikes por edhe te Bashkimit Evropian dhe partnereve te tjere nderkombetare Partia Socialiste ofron angazhimin e saj te plote per miratimin ne Kuvend te nje pakete nismash qe do te rikthenin ne normalitet jeten politike ne Shqiperi - insistoi Ruci. Si pjese e kesaj pakete Partia Socialiste ofron angazhimin e saj te plote per nje reforme elektorale bazuar ne 1 Raportin e OSBE-ODIHR-it dhe perfundimet qe do te nxjerre komisioni hetimor 2 nje reforme kushtetuese ligjore dhe institucionale qe synon forcimin e metejshem te pavaresise ne sistemin e drejtesise 3 miratimin e nje kuadri te ri ligjor dhe rregullator ne funksion te transparences se plote dhe funksionimit te pavarur te Keshillit Kombetar te Radiotelevizioneve dhe te Radiotelevizionit Publik. Partia Socialiste eshte e gatshme te filloje menjehere punen per realizimin e te gjitha pikave perfshire edhe ligjin per Gjykaten Administrative ne momentin e pare qe mazhoranca shpreh vullnetin e saj pozitiv per kete pakete nismash - tha Ruci. Sipas kreut te grupit parlamentar socialist tashme cdo gje eshte ne dore te Kryeministrit Berisha. Projektligji Per Gjykaten Administrative ka mbetur ne zyrat e Kuvendit qe nga viti 2008. Ne fillim ishin arsyet teknike por me pas dhe ne pjesen derrmuese te rasteve ai ka qene kushtezuar nga situata politike ne vend. Partia Socialiste nuk e dha voten e saj duke e quajtur kete gjykate si politike. Mazhoranca nga ana tjeter i ka bere shpeshhere thirrje opozites parlamentare ta votoje kete ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›