E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat Paloka Prokuroria te marre te pandehur Rucin

Deputeti i Partise Demokratike Edi Paloka i beri thirrje prokurorise te marre si te pandehur kryetarin e grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci i cili sipas tij ka shpifur lidhur me shperndarjen e kartave false te identitetit. Deklarata e tij u be ne Komisionin e Ligjeve gjate diskutimit te projektligjit per dokumentet e identitetit dhe akuzave te socialisteve per sigurine e tyre. Per ate qe thuhet se ka pasur raste te denoncuara nga kreu i deputeteve te PS-se ne konference shtypi mendoj se pas thirrjeve per ti derguar ne prokurori keto fakte eshte koha qe prokuroria ta marre te pandehur zotin Ruci per fshehje te krimit qe ai ka deklaruar - tha Paloka. Ndersa kreu i Komisionit te Ligjeve shkoi me tej kur pohoi se prokuroria duhet ta marre te pandehur jo per fshehje te krimit por per kryerje te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›