Gjykata Administrative Patozi thirrje PS-se Votoni te enjten ligjin

PD Patozi Gjykata Administrative jo ne paketen e PS-se. Gati te ngreme komisionin hetimor per zgjedhjet.
PD permes kreut te grupit parlamentar Astrit Patozi i beri dje thirrje opozites qe te votoje diten e enjte ligjin per Gjykaten Administrative dhe te heqe dore nga kushtezimet me hapjen e kutive te 28 qershorit. Kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi reagoi menjehere pas deklaratave te Gramoz Rucit se PS do te votoje ligjin per Gjykaten Administrate nese nis hetimi i zgjedhjeve te qershorit. Sipas Patozit votimi ne Parlament do te jete ne te mire te vete opozites. Ai beri te qarte se mazhoranca nuk pranon oferten e Partise Socialiste qe projektligji per Gjykaten Administrative te kaloje bashke me nje pakete ne krye te se ciles eshte hetimi i zgjedhjeve. Kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi tha se mazhoranca eshte e gatshme per te miratuar projektligjin e Gjykates Administrative por nuk mund te pranoje kushtet e opozites te cilat bien ndesh me Kushtetuten.
Mazhoranca ka qene e gatshme pa humbur kohe per te miratuar ligjin dhe ne e bejme sepse vleresojme se ligji eshte jashte interesave te njeres pale politike por per nje klime sa me te mire per biznesin - theksoi Patozi.
Gjithashtu kreu i grupit kuvendor demokrat theksoi se mazhoranca eshte e gatshme qe te votoje cdo nisme qe eshte per permiresimin e ligjit duke shtuar se PD ka qene dakord per hetimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutes dhe ligjeve te vendit.
PD eshte shprehur dakord per hetimin e zgjedhjeve duke respektuar rezoluten e BE-se - theksoi Patozi duke shtuar se opozita nuk duhet ti kushtezoje votat me shkeljen e Kushtetutes.
Patozi i kerkoi serish opozites qe te dale nga interesat e saj te vogla dhe te votojne diten e enjte ligjin per Gjykaten Administrative qe sipas tij do te ishte nje shans i mire per te dhe do te tregonte se PS-ja po ngrihet ne lartesine e nje opozite serioze e cila punon per interesat madhore te vendit. Ne kembim te votes pro per Gjykaten Administrative socialistet kerkojne kalimin e nje pakete me ligje ne krye te te cilave qendron ngritja e komisionit hetimor per zgjedhjet. Kundrejt ketij qendrimi Patozi vuri ne dukje se mazhoranca e sotme ka qene dhe eshte e gatshme ta votoje kete ligj pa humbur asnje minute kohe jo thjesht se ajo eshte edhe nismetarja e tij. Ne radhe te pare - tha Patozi - ne e bejme kete se e vleresojme krejtesisht jashte interesave te paleve politike dhe teresisht ne favor te nje klime te re pozitive per biznesin ne Shqiperi por edhe per vete transparencen per te cilen po ben sikur eshte shume e interesuar opozita. I kemi bere te qarte Partise Socialiste madje edhe sot qe po flasim se jemi gati te pranojme dhe te votojme cdo verejtje dhe propozim te tyre qe shkon ne favor te permiresimit te ligjit. Dhe kete jemi plotesisht te gatshem qe ta bejme edhe ne seancen me te afert ne parlament. Por Partia Socialiste nuk mund ta fshehe pergjegjesine e saj evidente pas frazave te mjegullta qe nuk mund te mbulojne dot mungesen e vullnetit te saj politik per te qene pjese e reformave. Pjese e rendesishme e tyre eshte pa dyshim edhe ky projektligj i cili mbahet peng per me shume se nje vit pikerisht nga votat e deputeteve socialiste - deklaroi kreu i deputeteve demokrate z. Astrit Patozi.