SHBA - opozites Voto Gjykaten Administrative

Brenda 24 oresh SHBA i drejton klases politike nje tjeter thirrje per votimin ne Kuvend te ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative qe do te zgjidhe mosmarreveshjet e biznesit me shtetin. Drejtori i USAID-it ne Shqiperi Joseph Williams beri thirrje dje qe politika te gjeje gjuhen e perbashket per miratimin e ligjit. Qe ne fillim te ketij viti kam bere thirrje te gjere ndaj dy partive kryesore per miratimin e ketij ligji per shkak se po afronte afati perfundimtar dhe pas ketij afati ne smund te vepronim me. Fatkeqesisht kjo pike ka arritur. Dhe si menaxhere te pergjegjshem te fondeve te qeverise amerikane i vetmi veprim i matur per tu ndermarre ne mungese te ligjit eshte perfundimi i programit te shpenzimeve per gjykatat administrative - tha Williams. Ai shpjegoi se humbjet nga zvarritja e ligjit qe ndodhet ne sirtaret e Kuvendit prej gati dy vitesh do te ishin shume me te medha sesa djegia e fondeve. Nuk do te blihen pajisjet qe ishin parashikuar nuk do te vihet ne pune sistemi elektronik i menaxhimit te ceshtjeve gjyqesore nuk do perfundoje legjislacioni gjyqesor nuk do perfundoje trajnimi i gjyqtareve dhe avokateve etj. Por efekti perfundimtar do ishte shume me i madh se kaq. Besimi i qytetareve dhe i komunitetit te biznesit do te vihej ne rrezik - pohon zyrtari amerikan.
USAID ka drejtuar procesin per krijimin e gjykatave administrative prej me se dy vitesh. Williams pohon se ndertimi i Gjykates Administrative eshte shume i rendesishem. Perfitimet kryesore jane te lidhura me forcimin e transparences dhe eficences. Duke pasur gjykata te specializuara ne ceshtjet administrative biznesit dhe individeve u ofron mundesi per zgjidhje te shpejta transparente dhe eficente per konfliktet e mundshme tregtare. Per me teper ofrohet edhe parashikueshmeri qe eshte shume e domosdoshme per nje klime pozitive investimesh - tha Williams. Dy dite me pare ambasada amerikane ne Tirane me ane te nje deklarate paralajmeroi se Shqiperia do te humbase fondet dhe ndihmat e SHBA-se nese Gjykata Administrative nuk miratohet. Mungesa e konsensusit per 84 vota ne Kuvend po mban pezull prej dy vitesh ngritjen e nje institucioni te tille.