Gjykata Meta Mosmiratimi demton opoziten

Per zv. Kryeministri Ilir Meta tha se mosmiratimi i ligjit per Gjykaten Administrative e demton vete Partine Socialiste. Sipas tij shumica ka ofruar me shume sesa mendohej per te zgjidhur kerkesat dhe shqetesimet e opozites. Meta kembenguli se miratimi i ligjit duhet bere menjehere dhe se nje votim i tille eshte i vonuar. Meta kujtoi faktin se partneret nderkombetare po kerkojne qe pozita dhe opozita te mund te arrijne konsensus per te kaluar kete nisme ligjore. Integrimi evropian eshte jo vetem pergjegjesi e qeverise por eshte edhe pergjegjesi e opozites. Ndaj mendoj se cdo lloj kushtezimi eshte krejtesisht i papranueshem aq me teper kur behet fjala per mundesine e humbjes se nje programi konkret nga USAID dhe SHBA gje e cila shkon vetem ne interes te qytetareve shkon ne interes te biznesit shkon ne interes te nje reforme te rendesishme te sistemit te drejtesise dhe ne drejtimin e institucioneve e cila absolutisht nuk ka asnje lidhje me interesin e atyre qe jane sot ne qeveri - deklaroi z. Meta. Sipas tij duhet me shume pergjegjesi kombetare me shume pjekuri politike me shume angazhim per integrimin evropian te vendit dhe natyrisht ne rast se PS do te votoje neser ky eshte nje veprim edhe pse pak i vonuar por per tu pershendetur. Besoj se tashme ekziston nje oferte shume e qarte per PS-ne e cila gezon dhe mirekuptimin e partnereve nderkombetare dhe mazhoranca ka kaluar pertej kerkesave te PS-se sepse Partia Socialiste ka kerkuar rinumerimin jo per te ndryshuar rezultatin dhe qeverine por per te denuar komisioneret kryesisht komisioneret e saj dhe ata qe pretendohet qe mund te kene ndryshuar rezultatin dhe njekohesisht edhe moral qe te mos perseritet kjo ngjarje - u shpreh z. Meta.