E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto-Asadov vleresojne bashkepunimin mes dy vendeve

Projekti i gazsjellësit TAP ishte një ndër pikat kryesore që u trajtua në takimin midis zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto dhe kryetarit të parlamentit të Azerbajxhanit, Ogtay Asadov. Qeveria shqiptare në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur projektin e gazsjellësit TAP, një projekt shumë i rëndësishëm për Rajonin e Evropës Jug-Lindore që do të diversifikojë burimet e furnizimit me gaz të Shqipërisë ka thënë Haxhinasto. Sipas ministrit Shqipëria mbetet e hapur, që në kuadër të ndërtimit të infrastrukturave të rëndësishme të gazifikimit në vend, të mirëpresë investitorët nga Azerbajxhani që kanë një ekspertizë të madhe në këtë drejtim. “Tregu i gazit në vendin tonë ka potenciale të mëdha dhe kompanitë azere janë të mirëpritura në Shqipëri”, është shprehur ministri, i cili theksoi nevojën për të eksploruar më tej mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në takim u evidentuan  edhe një sërë sektorësh potencial për bashkëpunim në të ardhmen, si energjia e rinovueshme apo turizmi.
Në fund të takimit, ministri Haxhinasto u shpreh se vizita e kryeparlamentarit të Azerbajxhanit do të shtrojë rrugën edhe për një bashkëpunim më intensiv ekonomik mes dy vendeve.   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›