Konfererenca per projektet qe financohen nga BE
Pjesa më e madhe e financimeve të Bashkimit Europian janë destinuar në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ujësjellës kanalizimeve dhe veprave të tjera infrastrukturore. Ministri Olldashi duke folur ne konferencën e parë për projektet, që financohen nga Bashkimi Europian në Ballkan, deklaroi se veprat më të rëndësishme të financuara, janë autostrada Tiranë -Elbasan si dhe ndërhyrjet për përmirësimin e hekurudhave
Një pjesë e mirë e financimeve të Bashkimit Europian për rajonin e Ballkanit janë përqendruar edhe në energjetikë.
Që nga viti 2009 financimet e Bashkimit Europian për Shqipërinë llogariten të jenë rreth 52 mln euro, të përqendruara në fusha të ndryshme si në infrastrukturë rrugore, energjetikë si dhe në ndërtimin e shkollave.