E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami replika me Ramën: Inferior ndaj profesorëve

Tiranë- Në shah ka një shprehje të famshme: Bylmezi (i padituri) e gjen vetë rrugën e humbjes… Politika është si shahu. Kështu është shprehur përmes faqes së tij në Facebook, deputeti i përjashtuar nga PS-ja, Kastriot Islami.

Islami u është përgjigjur në këtë mënyre deklaratave që bëri Rama gjatë një interviste për “Ora News”. Ndër të tjera Islami e ka cilësuar kreun e Partisë Socialiste, Rama si person mediokër dhe me ndjenja inferioriteti ndaj njerëzve inteligjentë në rradhët e PS-së.

Po dëgjoja Festivalin e Këngës në RTSH dhe disa gazetarë më dërguan përgjigjen e Ramës në TV Ora News lidhur me përjashtimin tim. Ndjeva një keqardhje për mediokritetin dhe kompleksin e inferioritetin ndaj inteligjencës të njeriut të radhës që drejton PS-në. Një ndjenjë mëshire për urrejtjen që drejtuesi i PS-së ka ndaj profesorëve dhe të gjithë atyre me eksperiencë- deklaroi Islami.

Dështimi i radhës në 2013-n do të jetë për të njëjtën arsye mediokriteti dhe paaftësia e Ramës për të ndërtuar projekt fitues. Ashtu siç ishte humbësi i 2009-s dhe kandidati më i dobët i PS-së në 2011-n, Rama do të jetë e vetmja arsye e humbjes në 2013… Ndiej keqardhje vetëm për socialistët e ndershëm, që për herë të parë në këtë tranzicion demokratik do të qëndrojnë 12 vjet në opozitë- shkruan Islami.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Përjashtimi, Islami: S’jam njoftuar zyrtarisht Tiranë- Depupeti socialist, Kastriot Islami ka deklaruar se s’ka asnjë...
  2. PS: Të përjashtohet Islami, Rudina Seseri të dorëzojë mandatin Tirane – Zhvillime të papritura në gjirin e Partisë Socialiste....
  3. Deklarata për Ramën, Daul: S’kam fyer njeri, sinqerisht kërkoj falje Bruksel- Kreu i grupit të djathtë të PPE-së, Joseph Daul...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›