E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pritje të 2012-ësGëzuar!

Kremtimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës. Në disa vende të botës, 2011-a për pak orë pret të sjellë atë që tashmë të gjithë e presim, Vitin e Ri 2012. Në të gjithë botën po bëhet pergatitjet e fundit për pritjen e 2012-ës.

Ndërrimi i viteve përkon me urimet, argëtimin, ngritjen e dollive, shtrimin e tryezave të begatshme, zbukurimet dhe shkëmbimet e dhuratave të ndërsjella.

Viti i Ri festohet në të gjithë globin, por zakonet dhe mënyra e të festuarit ndryshojnë nga një kontinent në tjetrin. Në shumë vende dhe shtete të botës, tanimë është formuar tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive.

Nuk janë të pakta qytete të ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, ku banorët e tyre,  para çastit të ndërrimit të viteve dalin në qendër të qytetit. Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri, tanimë është tradicionale në shumë kryeqytete të shteteve të Europës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, New Yorku, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio e të tjerë.

Samoa do të presë e para Vitin e Ri. Në qytetin më të madh australian, Sidnei, çdo gjë është gati për një natë të çmendur. Një nga pritjet më madhështore të Vitit të ri në botë, tradicionalisht është ajo në Nju Jork. Në Times Square pritet të mblidhen rreth një milionë njerëz. Fishekzjarre madhështore priten edhe në Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Viteve të fundit,  rregullimi dhe stolisja festive e qyteteve me drita, bredha dhe figura të babagjyshit si dhe dalja e njerëzve nëpër qendra dhe sheshe të qyteteve, aplikohet edhe në sheshet kryesore të qyteteve të Shqipërisë.

Stafi i IDEA-s ju uron të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2012!

Shkrime të tjera me interes:

  1. Festat- Berisha organizon pritje për kabinetin Tiranë- Me rastin e festave të fundvitit kryeminsitri Berisha dhe...
  2. “Euro 2012″- Hidhet shorti, drithëron Grupi B Kiev- Shorti i Kampionatit Europian Euro 2012 i hedhur mbrëmë...
  3. Buxheti 2012 dekretohet nga Presidenti Topi Tiranë- Buxheti i shtetit për vitin 2012 u dekretua dje...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›