E Diel, 1 Nëntor 2026

Dje mbasdite u nënshkrua në Londër Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunim në fushat e Shkencave Humanitare dhe Shoqërore ndërmjet Akademisë Britanike dhe Akademisë të Shkencave të Shq

Dje mbasdite u nënshkrua në Londër Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunim në fushat e Shkencave Humanitare dhe Shoqërore ndërmjet Akademisë Britanike dhe Akademisë të Shkencave të Shqipërisë.

Memorandumi u nënshkrua nga Prof. Nicholas Mann, zv.president dhe Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i Akademisë Britanike dhe për palën shqiptare nga Prof. Dr. Ylli Popa.

Në këtë memoranum, i pari ndërmjet dy akademive, shprehet dëshira e të dy palëve për të zhvilluar marrëdhënie në fushat e shkencave humanitare dhe shoqërore si dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet studiuesve të të dy vendeve.

Ky Memorandum u nënshkrua në Londër, në Konferencën përkujtimore me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Akademisë Britanike, ku morën pjesë delegacione nga disa vende të botës, si dhe një delegacion nga vendi ynë i kryesuar nga Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Prof.Dr.Ylli Popa

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›