E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati, në gjueti për Tevez

- Interi është gati të bëjë një ofertë me vlerë 25 milionë stërlina për të bëri të vetin sulmuesin e Uest Ham, Karlos Tevez.
Sipas gazetës angleze "Daily Express", shefi i zikaltërve Masimo Morati ka nisur bisedimet me përfaqësuesin e lojtatrit, Kia Joorabchian. 23-vjecari argjentinaz është në qendër edhe të planeve të merkatos të tre klubeve të tjerë: Realit të Madridit dhe Seviljes (të dyja ekipe spanjolle) dhe Celsit (Angli). Tevez për momentin ndodhet në Argjentinë, ndërsa Uest Ham, zotëruese e kartonit të lojtarit është në pritje të ofertave të tjera. Argjentinasi tjetër, Hernan Krespo, i huazuar te Interi nga Celsi, pohoi se Tevez mund të luajë shumë mirë në Serinë A. "Karlos mund të shkëlqejë në Itali. Me klasin e tij, cilësinë dhe qetësinë që zotëron mund të cmendë mbrojtësit në cdo ndeshje", - tha Krespo. Albania-sport.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›