Vllaznia konfirmon pjesëmarrjen në Kupë Intertoto

Vllaznia, kur duhet edhe një javë nga përfundimi i kampionatit, ndodhet në vendin e tretë me një pikë më pak se Teuta. Të shtunën Vllaznia do të përballet në kryeqytet me Tiranën, dhe sipas zërave skuadra shkodrane do të paraqitet kundër kampioneve të rinj të Shqipërisë, Tiranës, me një ekip modest. SHORTI Vllaznia do të luajë në Kupën Intertoto kundër ekipit kroat NK Zagreb. Ndeshjet e raundit të parë, ku marrin pjesë ekipe nga 28 vende të ndara në 14 cifte, do të zhvillohen më 23-24 qershor 2007 dhe ato të kthimit më 30 qershor-1 korrik 2007. Fituesi i ciftit Kroaci-Shqipëri (e kodifikuar me numrin 2) do të përballet në raundin e dytë me një ekip nga Turqia. Nëse ekipi shqiptar do të kualifikohet për në raundin e tretë, do të përballet me fituesin e ciftit Bosnjë/Andora-Rumani. STATISTIKA Vllaznia ka marrë pjesë për herë të parë në Kupën Intertoto në vitin 2000, kur u eliminua qysh në raundin e parë nga skuadra qipriote Nea Salamis Ammochostos (1-4, 1-2). Dy golat për Vllazninë i shënoi Dorian Bylykbashi. Në vitin 2004, Vllaznia eliminoi në turin e parë skuadrën izraelite Hapoel Bear Sheva. Humbi ndeshjen e parë në Shkodër 1-2 dhe fitoi ndeshjen e kthimit në Izrael 1-0. Dy golat për Vllazninë i shënoi Hamdi Salihi. Për shkak të aktivizimit të një lojtari të pafederuar në UEFA, skuadra izraelite e humbi takimin në tavoloinë 3-0. Në raundin e dytë të këtij edicioni, Vllaznia u eliminua nga skuadra kroate Slaven Belupo Koprivnica. Humbi në transfertë 2-0 dhe fitoi në Shkodër 1-0 (gol i brazilianit Abilio).