Platini synon gjykim tip futbolli amerikan

Platini, i cili u zgjodh në muajin janar si kteu i UEFA-s, dëshiron të vendosë nga një gjyqtar prapa portave për të administruar shkeljet në zonën e penalltisë. Ish-mesfushori sulmuesi i Francës beson se kjo mund të jetë më e mirë se sa përdorimi i teknologjisë, të cilën ai e gjykon se mund të "cnjerrëzojë" futbollon. "Idea ime është të rrisim numrin e gjyqtarëve", - pohoi ai për "France Football". "Të gjykosh me vetëm tri njerëz është jashtë mode. Tre gjyqtarë nuk mund të shohin gjithcka. Unë jam duke propozuar dy gjyqtarë më shumë, mbi 45-vjec, të cilët nuk kanë nevojë të vrapojnë dhe mund të qëndrojnë prapa portave". Platini beson se sporti duhet të marrë shembull nga futbolli amerikan. "Përse të mos marrim shembullin e futbollit (regbise) amerikane, që përdor gjyqtarë të moshës 60 vjec apo më shumë, të cilët sinjalizojnë faullet me flamujt e tyre të verdhë", - shtoi ai. Albania-sport.com