E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materaci te Barcelona?

- Gazeta prestigjioze sportive spanjolle "Marca" shkruan se Barcelona kërkon mbrojtësin e Interit, Marko Materaci.
Bosi i skuadrës katalanase Frenk Rajkard kërkon ta rrisë potencën fizike të mbrojtjes, e cila në ndeshjet e fundit ka rezultuart problematike.
Është drejtori teknik i Barcelonës, Begirishtajn që i ka sugjeuruar Rajkardit emrin e Materacit, mbrojtësit të Interit, kampion i Serisë A dhe lojtarit të përfaqësueses së Italisë, kampione e Botës. Materaci është shumë i famshëm në Spanjë për shkak të goditjes më kokë që pësoi nga francezi Zidan, ish-lojtar i Realit të Madridit.
Begirishtajn pëlqen edhe disa anë teknike të Markos. Rajkard ka kërkuar edhe nëj lojtar me karakteristikat e Davids për të bërë më shumë presion kundërshtëve në mesfushë. As Edmilson dhe as Mota nuk kanë bindur shumë gjatë këtij sezoni.
Albania-sport.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›