Dekomunistizimi i përditshëm – domosdoshmëri për demokracinë
Pa dënuar të kaluarën, nuk çmohet e tashmja. Nuk ka falje të sinqertë pa pendesë të çiltër. Demokracia është e kundërta e diktaturës. Ata që mbrojnë dhunën, s’mund ta duan lirínë. Kush ka nostalgji për diktaturën, përçmon demokracínë. Nuk shkohet në Europë me mentalitet komunist. Të mos dënosh krimet e komunizmit, nuk ke të drejtë morale të mbash leksione për liritë e individit. Nuk bëhet vëllazërími kombëtar pa u vlerësuar toleranca fisnike e të martirizuarve prej mizorísë komuniste. Kush i quan krimet e komunizmit gabíme, tenton të fshehë mëkatet e veta në diktaturë. Ndërsa ai që shprehet se “ashtu ishin ligjet!”, kërkon të justifikojë gjëmat e pafalshme. Nuk mbulohet dielli me shoshë. Kush kërkon vërtet të ardhme për brezat që vijnë, lypset t’u mësojë tmerret që pësoi shqipëría nga sistemi i “dajakut”, gënjeshtrës dhe urísë. Avokatët e diktaturës ia quajnë asaj lirí barazinë e njerëzve në mjerim. Ligësía lypset quajtur me emrin e saj. Depersonalizimi i njeriut prej komunizmit qe një krim që nuk mund të fshihet me hipokrizi. Shqipëría endé lëngon nga paragjykimet e luftës së klasave. Kriminelët e djeshëm janë fuqizuar ekonomikisht dhe po tentojnë të marrin frenat e shtetit. Ata kanë mësuar përmendësh të mirat e demokracisë dhe me to në gojë shtiren si ajka e progresit. Tolerancën e të persekutuarve e quajnë dobësí, ndërsa mirësínë e shpirtit ua përçmojnë si sentimentalizëm të sëmurë. Deformimet që i bënë njeriut të “rí” i vlerësojnë si merita të prindërve të tyre, që edukuan ( shfytyruan ) shoqërínë me dajak. Zbardhja e krimeve të komunizmit do t’i përgatisë brezat me ndjenjat e pajtimit e vëllazërímit kombëtar. Ajo do të kultivojë tek ata shpirtin e dhembshur dhe përbuzjen ndaj egërsísë. Nuk përqafohet virtyti pa dënuar veset. Nëse mburresh që ke nëpërkëmbur të pafajshëm, nuk garanton dot barazinë e njerëzve para ligjit. Kush është tallur me të drejtat njerëzore, nuk pranon përparímet e lirisë. Po nuk mallkove privilegjet e pamerituara të diktaturës, nuk mund të jesh kundër korrupsionit. Socialistët me Ramën në krye e kanë në gjak konfliktin. Me kokën nga e kaluara, ata i shohin me syza të errëta përparimet, nga të cilat përfitojnë të gjithë. Socialistët duan ta shohin popullin mjeran. Ai lypset të jetë mirënjohës ndaj zemërgjerësísë së tyre. Nuk ka si të gëzohet për liberalizimin e vizave, ai që kujton me nostalgji kohën e izolimit, të mbylljes dhe të bunkerizimit të jetës në diktaturë. Nuk pranojnë konsensus për reformat madhore ata që u edukuan të sundojnë pa kundërshtarë. Partia socialiste nuk është distancuar nga komunizmi. Nuk i ka dënuar ajo endé bëmat dhe gjëmat e tij. Nuk e mallkon ajo masakrën komuniste. Përkundrazi! Ajo përkujton datat historíke, ku lavdërohet kryebanditi Enver Hoxha. Ndoshta prandaj kërkon dhe pushtet me dhunë. Prandaj nuk pajtohet me sukseset e demokracísë. Mos vallë mbron të kaluarën për t’i siguruar vetes një pushtet të pamerituar ? Por ajo nuk del haptas. Gjarpërit nuk i duken këmbët. Ajo e mban veten për më demokrate, që synon aspiratat e demokracive të konsoliduara. Prandaj ulërín për shenjtërínë e votës dhe nuk pranon endé kompromis për progresin e vendit. Nuk kujdeset Edvin Rama për të kryer procesin historik të pajtimit kombëtar. Ai ka frikë nga çlirimi i energjive të përbashkëta kombëtare për qeverisjen e këtij vendi të pasur.
Dënimi i krimeve të komunizmi është një nevojë historíke. Të gjitha vendet e Lindjes komuniste e kanë realizuar këtë proces human. Vetëm Shqipëría ka mbetur prapa, sepse socialistë shqiptarë janë të interesuar për të mos e pastruar rrugën me gjemba të hidhur, që la pas vetes komunizmi. PS.-së i intereson mentaliteti i frikës, që krijoi komunizmi duke i detyruar njerëzit t’i bëheshin mbështetës për dënimin pa faj të armiqve të vet imagjinarë. Të mashtruar e nën presion, pati dhe mjeranë që u bashkuan me korin e xhelatëve duke mallkuar “armiqtë” e pushtetit, të cilët as që kishin menduar të kryenin ndonjë vepër të keqe. Kjo frikë instinktive shfrytëzohet sot nga “byroistët” e rinj socialistë për t’i bërë ata përsërí viktima të rëmujave, që këta banditë organizojnë për të marrë rishtas pushtet me dhunë. Dënimi i krimeve të komunizmit do t’i çlirojë shumë njerëz të pafajshëm nga ankthi, që u krijoi terrori sistematik i diktaturës. Të zhgënjyerit e ringjallur, nuk do të jenë më kontigjent i atyre që urrejnë demokracínë. Dënimi i krimeve të komunizmit do të jetë dhe një vlerësim i shtresës së të përndjekurve politikë të diktaturës.
Lufta kundër krimit komunist dhe autorëve të masakrës së diktaturës duhet bërë e organizuar. Ajo nuk mund të realizohet vetëm me biseda televizive, që shpesh nuk ndiqen me interes nga njerëz, që nuk kanë haber se ç’ka ndodhur në prapaskenën e tmerrshme të atij rregjimi, që bëri të dridhej dhe foshnja në barkun e nënës. Kur Shqipëría të njihet me makabritetet e diktaturës, kur ajo të emocionohet nga skenat e përbindshme, kur të shohë në teatër, në filma, a të lexojë në tregime, vjersha e romane tmerret e komunizmit, ka për t’u çliruar nga mashtrimi dhe do të krijojë atë solidaritet qytetar e klimë vëllazërími, që do ta largojë atë shpirt konfliktualiteti, që po e mban Shqipërínë në një lloj përçarjeje absurde, me origjinë që nga lufta e klasave. Natyrisht, kjo luftë nuk bëhet pa dhimbje. çdo gjë e re ndërtohet mbi gërmadha. Nuk ngrihet shteti i së drejtës pa dënuar frymën e padrejtësísë të atij sistemi, pasojat e të cilit po i bëjnë socialistat ta shohim kundërshtarin politik si armikun e tyre !...