Përfundojnë seancat dëgjimore mbi pavarësinë e Kosovës
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë u jep sot fund seancave dëgjimore mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. 27 vende kanë dhënë argument të tyre në lidhje me këtë çështje, 14 janë në mbrojtje të Kosovës, 12 në anën e Serbisë. Vendet kundërshtare që kanë provinca brenda territorit të tyre thonë se Kosova mund të krijojë një precedent, por vendet e tjera avokate të forta të shtetit të ri thonë se shkëputja e Kosovës ishte rezultat i dështimit të Beogradit dhe Prishtinë për të arritur një zgjidhje politike gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët pas konfliktit të 1999-ës. Gjatë këtij konflikti u vranë rreth 10 mijë shqiptarë dhe më shumë se një milionë u dëbuan. NATO-ja e bombardoi Serbinë për 78 ditë për të ndaluar forcat e ish presidentit Sllobodan Millosheviç të vazhdonin operacionet kundër shqiptarëve që kërkonin pavarësi. Më shumë se 60 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por më shumë se 100 të tjerë nuk e kanë njohur atë.Gjykata nuk do të marrë vendim, por me kërkesë të Serbisë do të japë një mendim këshillimor mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, i cili pritet gjatë muajve të ardhshëm.
Vendet në mbrojtjë të Kosovës
Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Arabia Saudite, Austria, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Holanda, Norvegjia, Finlanda Jordania.
Vendet në mbrojtje të Serbisë
Rusia, Kina, Spanja, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Rumania, Qipro, Venezuela Vietnami.