E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekori i festave Basha ndez dritat e pemes se Vitit te Ri

Nen tingujt e muzikes festive te korit te Liceut Artistik eshte ndezur i gjithe dekori i vendosur pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit duke sjelle edhe ne Tirane atmosferen festive te festave te fundvitit

Ndizen dritat e pemes se Vitit te Ri ne kryeqytet qe simbolizon ardhjen e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri. Ne nje atmosfere te ngrohte festive i rrethuar nga femijet kreu i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ngriti mbreme siparin festiv ne kryeqytet me ndezjen e dritave te pemes se madhe te Vitit te Ri te vendosur ne sheshin Skenderbej. Kryetari i Bashkise se Tiranes z. Lulzim Basha i shoqeruar nga vajza e tij Dafina dhe dhjetera femije te kryeqytetit kane ndezur dje dritat e pemes se madhe prej 14 metrash te vendosur ne sheshin Skenderbej duke i hapur rruge festimeve per Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Ne fjalen e tij kryebashkiaku Basha premtoi nje program te ngjeshur me aktivitete te shumellojshme festive per te gjithe kryeqytetasit ne vecanti per femijet.

Festat

Festat e fundvitit po afrojne. Edhe kete vit ne do te organizojme aktivitete qe cdo femije te ndieje festat. Ne kemi nje program festiv qe e nisem sot dje do te kemi koncerte te vogla dhe te medha. Do te kemi shume babagjysher te Viti te Ri per ta. Per te rriturit kemi organizuar aktivitete te tjera qe festat e fundvitit te ndjehen anembane ne Tirane. Ne do tiu urojme te gjithe shqiptareve Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - uroi kryebashkiaku Lulzim Basha.

Dekori

Nen tingujt e muzikes festive te korit te Liceut Artistik eshte ndezur i gjithe dekori i vendosur pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit duke sjelle edhe ne Tirane atmosferen festive te festave te fundvitit. Kryebashkiaku Basha garantoi se kjo atmosfere do te shtrihet ne te gjithe qytetin. Basha tha se krahas dekorit festiv jane parashikuar edhe nje sere aktivitetesh per te gjitha grupmoshat qe do te shoqerojne ditet deri ne naten e madhe te nderrimit te viteve. Pervec aktiviteteve Basha tha se nuk do te mungojne edhe dhuratat vecanerisht per vogelushet ne menyre qe festat te jene sa me te gezuara per ta. Sot dje ne ndezim bredhin festiv te fundvitit dhe dritat ne rruget kryesore te qytetit tone sepse po vjen Viti i Ri. Festat e fundvitit na bashkojne ne te gjitheve cdo vit. Edhe kete vit ne ne qytetin e Tiranes do te zhvillojme shume aktivitete qe cdo femije ta ndieje sado pak perpjekjen modeste te Bashkise se Tiranes qytetit te Tiranes qytetareve te Tiranes per te pasur festa sa me te lumtura. Ne kemi nje program festiv te cilin e nisim me ndezjen e dritave te te gjithe dekoreve ne sheshin kryesor e ne bulevard dhe ne shume rruge te tjera. Do te kemi koncerte te vogla e te medha do te kemi shume babagjysher te Vitit te Ri te cilet do te shperndajne dhurata ane e mbane kopshteve e cerdheve dhe shkollave te qytetit tone per te gjithe femijet. Per te gjithe te rriturit kemi organizuar aktivitete te tjera artistike social-kulturore qe fryma e festave te fundvitit te ndihet ane e mbane qytetit tone. Do tiu urojme te gjithe vogelusheve te Tiranes qytetareve te Tiranes dhe gjithe qytetareve ane e mbane Shqiperise Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri - tha Basha. Kryetari i Bashkise se Tiranes se bashku me bashkeshorten Aurela dhe vajzen Dafina kane pare me pas edhe dekorin festiv pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›