E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Hashures, Berisha e Arvizu urojnë bektashinjtë

Kryeministri Berisha ka vizituar sot komunitetin e Bektashinjve me rastin e festës së Hashures.
 

“Është një rast shumë i vaçantë për të përcjellë urimet më të përzemërta, nderimin më të thellë bektashinjtë shqiptarë. Këtë ditë të cilën mund ta konsiderojmë, një ditë të mrekullive të mëdha në jetën shpirtërore të botës islamike por edhe një ditë universale për të gjithë besimtarët” ka theksuar Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha vlerësoi edhe rolin e bektashinjve për pavarësinë e vendit. “Sivjet ne e festojmë ditën e Hashures në prag të 100 vjetorit të pavarësisë. Është një rast të shprehim nderimin më të thellë për rolin që bektashinjtë kanë dhënë në pavarësinë e Shqipërisë, në doktrinën e kombit shqiptar. Ata në çdo rast kanë qëndruar më anën e kombit, kanë mbështetur çështjen e drejtë me sakrificat më të mëdha. Uroj që vitin tjetrë ta festojmë ditën e Hashures më mirë, më të mëkëmbur, më të lire” ka përfunduar kryeministri Berisha urimin e tij.

Një urim të veçantë besimtarët bektashinj e kanë marrë edhe nga ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu i cili vizitoi sot komunitetin e Bektashinjve.  “Është një ditë e veçantë për komunitetin Bektashi prandaj erdha që të shpreh vlerësimin tim. Shpreh vlerësimin për rolin që Baba Mondi dhe komuniteti bektashi luan jo vetëm në Shqipëri por edhe për besimtarët në të gjithë botën” ka theksuar Arvizu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›