Dekorohen 13 personalitete në art, kulturë e sport
TIRANë- Në një ceremoni të vecantë të zhvilluar në mjediset e ministrisë së kulturës u dekoruan nga presidenti i vendit Bamir Topi 13 personalitete të njohura të artit, kulturës dhe sportit. Gjatë ceremonisë zv. ministrja e Kulturës Suzana Turku tha se dita e sotme është festë e madhe për gjithë artistët dhe dashamirësit pasi dekorohen emrat më të spikatur të artit të cilët kanë dhënë konrtibutin e tyre të pacmuar në shumë fusha.
Në këtë ceremoni artistët u vlerësuan me urdhrin “Mjeshtër i madh“, “Naim Frashëri i artë dhe i argjendtë. Dekoratat u dorëzuan nga personalitete të njohura të artit. Me urdhrin “Mjeshtri i madh” u vlerësuan personalitete si Alfons Ballici, Ilia Terpini, Zyliha Miloti, Ahmet Golemi, Ali Xhixha dhe Et’hem Qerimaj. Me urdhrin “Naim Frashëri i artë” u nderuan Muhamet Bega, Koco Devole, Xhelal Tafaj dhe Muharrem Hoxha, ndërsa në urdhrin e “Naim Frashërit” i argjendtë u nderuan Suzana Prifti, Florinda Mazreku dhe Vladimir Kotani.
(m.a/News24/BalkanWeb)