E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekorohen gjeneralet Topi nderon ushtaraket e Kosoves

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi tre ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjeneral-lejtnant Sylejman Selimi, kapiten Ejup Maqedonci dhe tetar Valdrin Kelmendi morën nga kreu i shtetit shqiptar, Medaljen e Artë të Shqiponjës dhe atë “Për Shërbime Ushtarake”, për kontributin e dhënë në përballimin e përmbytjeve në Shkodër, fundvitin e kaluar.

Në ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›