KE Rivendosni dialogun Presim argumentat e Kolegjit
Komisioni Europian pret që me mbarimin e zgjedhjeve, në Shqipëri të rivendoset dialogu dhe të vazhdojë puna për reformat e integrimit europian. Lidhur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, para përcaktimit të një pozicioni të qartë, Brukseli pret që të ketë sa më shumë detaje dhe arsyetime rreth vendimit të marrë.
Maja Kaçijançiç, zëdhënëse e kabinetit të Cahterine Ashton, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me vendimin e sotëm, që i jep fund procesit të tejzgjatur zgjedhor në Tirane, shprehet se Komisioni Europian është në fazën e informimit të plotë dhe të detajuar rreth tij. Ajo rithekson gjithashtu interesimin e veçantë të institucioneve europiane për situatën politike në Shqipëri dhe nevojën për normalizimin e saj.
"Ne po e ndjekim situatën në Shqipëri, që nga zgjedhjet e 8 majit, me shumë interes dhe pritshmëri. Ne u njohëm gjithashtu edhe me vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe presim të kemi më shumë shpjegime rreth këtij vendimi. Ne jemi njohur vetëm me vendimin. Pasi të kemi më tepër argumentime rreth tij, edhe ne do të mund të jemi të qartë.
E përsëris edhe njëherë, ne duhet të njohim më shumë detaje dhe pas tyre ne mund të themi më shumë rreth këtij vendimi. Ju e dini se çfarë presim ne nga Shqipëria. Së pari, rifillimi i një dialogu politik, vazhdimi i reformave dhe i progresit drejt BE-së. Lidhur me vendimin, para se të marrim një pozicion të qartë, ne duhet të njohim të gjitha detajet e nevojshme"-theksoi Kaçijançiç.
Gjovalin Kola